Zyrtarët perëndimorë: 20 mijë ushtarë rusë janë vrarë deri më tani

Zyrtarët perëndimorë: 20 mijë ushtarë rusë janë vrarë deri më tani

Zyrtarët perëndimorë kanë thënë për CNN se vlerësimet e tyre janë se deri më tani janë vrarë afër 20 mijë ushtarë rusë qysh kur Moska filloi pushtimin e saj të Ukrainës me 24 shkurt, shruan CNN, përcjell Periskopi.

Zyrtarët shtuan se deri 55 mijë ushtarë rusë janë plagousr, duke thënë se duke llogaritur të vrarët dhe të lënduarit, Moska ka pësuar rreth 75 mijë dëme ndaj ushtarëve të saj.

“Rrjedha e luftës është ngadalësuar kështu që edhe numrat janë zvogëluar”, thanë zyrtarët të enjten.

“Këto janë matjet tona”, shtuan zyrtarët.

Në anën tjetër, Ukraina pretendon se deri më tani janë vrarë rreth 41 mijë ushtarë rusë, shifër kjo mjaft e lartë krahasuar me matjet e zyrtarëve perëndimorë. /Periskopi/

Shpërndaje në: