Zyrtarisht FIFA ka përfunduar analizat për doping në Botëror, tregon rezultatet

Zyrtarisht FIFA ka përfunduar analizat për doping në Botëror, tregon rezultatet

Tashmë jemi afër fundit të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Botë, FIFA ka publikuar të gjitha rezultatet e analizave të testeve të dopingut të kryera para dhe gjatë turneut.

Sipas testeve të gjitha rezultatet janë negative. Pra, asnjë futbollistë gjatë këtij botërori nuk ka përdorur substanca të palejuar në futboll.

“FIFA krijoji një grup paraprak testimi prej më shumë se 1,500 futbollistësh, të cilët ishin pjesëmarrës potencial në Kupën e Botës. Në të gjitha analizat e bëra, kanë dhënë rezultate negative”, shkruhet në njoftimin e FIFA-s.

Kujtojmë që të shtunën zhvillohet takimi për vendin e tretë mes Anglisë dhe Belgjikës, kurse finalja zhvillohet të dielën mes Kroacisë dhe Francës.

Shpërndaje në: