​Izraeli: 3.100 raketa të shkrepura nga Gaza, ne i rrëzuam 1.210

​Izraeli: 3.100 raketa të shkrepura nga Gaza, ne i rrëzuam 1.210

Radikalët palestinezë nga Rripi i Gazës lëshuan rreth 3.100 raketa nga 10 maji drejt Izraelit dhe 1.210 u rrëzuan, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Izraelit.

“Hamas dhe Xhihadi Islamik kanë qëlluar 3.100 raketa nga Gaza në shtatë ditët e fundit. Ky është raketimi më i madh që Izraeli ka hasur në histori “, thuhet në deklaratë.

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit shtoi se 450 predha u rrëzuan në Gaza, dhe se 1.210 predha u kapën nga sistemi i mbrojtjes ajrore “Kupola e Hekurt”.

Shpërndaje në: