Nis pjesa e dytë e ndeshjes Kosovë-Shqipëri
Kosova dhe Shqipëria, grup moshat U21 po ballafaqohen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo ndeshje luhet në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2021, raporton KosovaPress.
Shqipëria është duke avancuar me rezultat minimal 0-1 që nga minuta e 34 me golin e shënuar nga Enis Çokaj.



