​Pompeo mbështet përpjekjet kundër tiranisë së Maduros

​Pompeo mbështet përpjekjet kundër tiranisë së Maduros

Kreu i Diplomacisë amerikane, Mike Pompeo, i bëri thirrje sot komunitetit ndërkombëtar që t’i vazhdojë të mbështesë përpjekjet për t’i dhënë fund tiranisë së presidentit venezuelas, Nicolas Madure.

“Bota duhet të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e popullit venezuelas për të rivendosur demokracinë dhe për t’i dhënë fund tiranisë së Maduros, që ndikon te Kolumbia dhe i gjithë rajoni”, deklaoir Sekretari amerikan i Shtetit, pas bisedimeve me presidentin Ivan Duque, në Bogota.

Pompeo, që nisi në Kolumbi turin e tij të shtatë në Amerikën Latine dhe Karaibe, shtoi se Uashingtoni do të vazhdojë të punojë për të rivendosur demokracinë në Venezuelë, duke theksuar se qytetarët janë kundër autoritarizmit dhe kërkojnë lirinë.

Përveç kësaj, ai dënoi edhe mjerimin ku i kaa lënë Maduro banorët e vendit të tij në krizë, nga ku janë larguar afërsisht 4,6 milionë venezuelanë gjatë viteve të fundit, nga të cilët 1,6 milionë janë në Kolumbinë fqinje./ATSH/

Shpërndaje në: