Haxhiu pas instalimit të aparaturës mjekësore: Më shumë po kontribuon ish-presidentja Jahjaga në shëndetësi se krejt Qeveria Kurti

Haxhiu pas instalimit të aparaturës mjekësore: Më shumë po kontribuon ish-presidentja Jahjaga në shëndetësi se krejt Qeveria Kurti

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka folur pa inaugurimit të pajisjes mjekësore në QKUK dhe një gjë të tillë ish presidentja Jahjaga e ka arritur përmes bashkëpunimit që fondacioni i saj “Jahjaga Foundation” ka bërë me Fondacionin Filantropik nga Arabia Saudite “Alwaleed”, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, deputeti Haxhiu u shpreh se ky është një lajm i mirë, duke shtuar se Jahjaga meritonte një trajtim dinjitoz për kontrubutin e saj.

“Më shumë po kontribuon ish – presidentja Atifete Jahjaga për sektorin e shëndetësisë se krejt Qeveria Kurti”, u shpreh Haxhiu ndër të tjera.

 

Postimi i plotë i Bekim Haxhiut:

Më shumë po kontribuon ish – presidentja Atifete Jahjaga për sektorin e shëndetësisë se krejt Qeveria Kurti.
Lajm i mirë instalimi i aparturës se PET-CT-së në QKUK, falë donacionit që e sigurojë ajo.
Funksionalizimi i këtij shërbimi ndihmon jashtëzakonisht shumë pacientët.
Për këtë ndihmë Jahjaga meritoi trajtim më dinjitoz, jo ashtu siç ja dorëzuan mirënjohjen teksa hynte në makinë.
Këta qeveritarë janë mosmirënjohës, xheloz, të paaftë e të korruptuar.

Shpërndaje në: