​Shtyhet për 2 tetor mbledhja e dy qeverive

​Shtyhet për 2 tetor mbledhja e dy qeverive

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka bërë të ditur, se për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, me kryeministrin Edi Rama është dakorduar që mbledhja e përbashkët e dy qeverive, e paraparë për të premten, të mbahet më 2 tetor.

”Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”.

Shpërndaje në: