​Vetura godet këmbësorin në Vushtrri

​Vetura godet këmbësorin në Vushtrri

Një person është dërguar për trajtim mjekësor pasi është goditur nga një veturë sot në Pantinë në Vushtrrisë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Mitrovicë Avni Zahiti, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.

“Hetimet fillestare tregojnë se një veturë civile me targa vendore ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha Zahiti.

Njësia rajonale e trafikut ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Shpërndaje në: