1-0: Kosova bindëse ndaj Shqipërisë si mysafir, ndalet vetëm nga ‘offside’-t
Kombëtarja e Kosovës në futboll po e dominon krejtësisht lojën ndaj kombëtares së Shqipërisë si mysafir në Elbasan pas pjesës së parë – edhe pse Shqipëria duket më konkrete në fazën e sulmit.
Deri në minutën e 45, Shqipëria po luan një lojë shumë të mbyllur – duke shfaqur frikë nga sulmet e Kosovës.
Kombëtarja jonë pati disa raste të mira që të krijonte raste të mira, por u ndal nga pozicionet jashtë loje. E çuditshme është se Kosova deri tash u zu 6 herë në offside, disa prej të cilave ishin mjaft të dyshimta, shkruan Periskopi.
Megjithatë, Kosova nuk u tregua aq efektive në fazën e sulmit.
Shqipëria arriti që të shënonte gol në minutën e 31 pas një aksioni të çuditshëm përmes Myrto Uzunit dhe Bekim Balajt.
Ajo që çudit shumë është edhe loja paksa e ashpër nga lojtarët e Shqipërisë. /Periskopi



