1 muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte në Kosovë
I është shqiptuar masa e paraburgimit serbit Dejan Pelleviq i cili dyshohet për krime lufte gjatë vitit 1999.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta e cila bëri të ditur se kjo masë është caktuar për 30 ditë.
Ai është arrestuar më 14 prill në fshatin Soqanicë në veri të Kosovës.
I njëjti dyshohet se ka vepruar në grup, teksa 15 persona dyshohet se janë viktima të drejtpërdrejta të tij, kurse 16 persona që ende figurojnë të zhdukur po ashtu dyshohet se kanë qenë viktima të Dejan Pelleviq.



