Shkon në 10 numri i viktimave nga sulmi në shkollën në Turqi, vdes një tjetër nxënës

Shkon në 10 numri i viktimave nga sulmi në shkollën në Turqi, vdes një tjetër nxënës

Numri i viktimave nga të shtënat me armë në një shkollë të mesme në Turqi është rritur në 10.

Kështu kanë bërë të ditur autoritetet turke, raporton The Washington Post.

Guvernatori i qytetit të Kahramanmaras, Mukerrem Unluer dje bëri të ditur se ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti, por bëri të ditur se sulmuesi është nxënës i klasës së 8-të.

Ai tha se babai i tij është një ish-oficer policie, ndaj dyshohet se armët i ka marrë prej tij, pasi i njëjti ka pasur 5 armë dhe 7 karikatorë kur ka hyrë në klasa./Periskopi

Shpërndaje në: