1 shtatori: Vjosa Osmani ushtron alfabetin me vajzat e saj

1 shtatori: Vjosa Osmani ushtron alfabetin me vajzat e saj

Në ditën kur do të duhej që në Kosovë të fillonte viti i ri shkollor, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka publikuar një video të dy vajzave të saj.

Pasi që fillimi i vitit të ri shkollor është shtyrë për shkak të pandemisë COVID 19, Kryetarja e Kuvendit ka shkruar se alfabetin vajzave të saj po ua ushtron në shtëpi, e se tashmë ato janë gati për në klasë të parë.

“Gati për klasën e pare edhe pse në këtë 1 shtator, alfabetin po e ushtrojmë në shtëpi”, ka shkruar Osmani, derisa ka publikuar edhe videon.

 

https://www.facebook.com/watch/?v=2666483026899186&extid=h3TgqygmE6rGw3Ct

 

Shpërndaje në: