10 probleme në çift që bëhen edhe më shqetësuese me kalimin e kohës

10 probleme në çift që bëhen edhe më shqetësuese me kalimin e kohës

Shpesh është e vështirë të dallosh problemet e mundshme në një marrëdhënie kur je në hapat e një dashurie të re. Ju madje shpresoni se çështjet e vogla në dukje do të zgjidhen në mënyrë të lehtë. Por realiteti është se shumë probleme të hershme të marrëdhënieve mund të përkeqësohen me kalimin e kohës.

Nëse vëreni diçka që duket paksa e pakëndshme – ndoshta partneri juaj ju kontrollon, ose ju të dy debatoni shpesh – mos i nënvlerësoni. Kini parasysh që një gënjeshtër e vogël sot mund të kthehet në një gënjeshtër të madhe nesër.

Më poshtë keni gjithë shenjat që flasin për probleme edhe më të thella me kalimin e kohës.

1. Komunikimi juaj s’është fare efektiv.
Përfundoni gjithmonë në debate, tensione dhe e gjeni veten duke mos qenë të aftë të nxirrni asgjë nga konflikti i radhës.

2. Njëri nga ju ka tradhtuar
Nëse njëri prej jush e ka nisur marrëdhënien me tradhti fizike/emocionale, lidhja është e destinuar të dështojë në një mënyrë a një tjetër. Tradhtia përgjithësisht është problemi më shkatërrues në një marrëdhënie, shoqëruar me pasoja të rënda.

3. Ti i kap vazhdimisht në gënjeshtër
Edhe keqkuptimet më të vogla mund të jenë një shenjë që kërkon kujdes! Fillimisht mund të duken si gënjeshtra të vogla dhe të parëndësishme, por gënjeshtrat dobësojnë një lidhje duke i hapur rrugën xhelozisë dhe pasigurive.

4. Ai është kontrollues dhe urdhërues.
Nëse në fillim xhelozia dhe fiksimi i tij ndaj jush duket interesant, do të ndryshoni mendje më vonë, kur të kuptoni që jeni duke jetuar në një marrëdhënie toksike.

5. Keni qasje të kundërta kur vjen puna tek paratë dhe shpenzimet
…dhe ky është burim konfliktesh!

6. Ata kanë probleme të theksuara me alkoolin
Nëse partneri yt është pijedashës problematik, duhet të përgatiteni për çfarë ju pret! Çdo ves kur kalon limitet kthehet në shqetësim dhe pasojat e alkoolit mund të rezultojnë shumë më të mëdha nga ç’mendonit në fillim.

7. S’keni kimi seksuale
Nëse nuk përputheni seksualisht dhe s’keni kimi ndaj njëri-tjetrit, përfundimisht duhet të punoni me komunikimin. Edhe pse në pjesën më të madhe të rasteve kimia s’është diçka që mund të përftohet me përpjekje nga ana juaj. Thjesht ndihet!

8. Ata janë ende duke menduar/folur për ish-in
Nëse është kështu, mund të prisni probleme edhe më të mëdha në ardhmen e lidhjes suaj. Mund të ndodhë gjithçka: ai mund të kthehet me të, mund t’ju tradhtojë apo t’ju gënjejë për një kohë të gjatë.

9. S’njohin respekt dhe as kufij
Nëse dikush s’të respekton në takimet e para, imagjinojeni pak në të 100-ën. Ç’mund të prisni?!

10. Nuk i durojnë dot t’i kritikosh
Hm, mund të bëhet diçka për këtë nëse e vini re si difekt në që fillimet e lidhjes.

Shpërndaje në: