11-shja e Barçës për vitin e ardhshëm me transferet e verës i çmend fansat

11-shja e Barçës për vitin e ardhshëm me transferet e verës i çmend fansat

Barcelona u eleminua në mënyrë sensacionale nga Champions League në gjysmëfinale, pasi ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 3-0 kundër Liverpoolit.

“Të Kuqtë” e Jurgen Kloppit arritën të bëjnë atë që pak e kishin menduar se do të ndodhte në përballjen e dytë, derisa regjistruan një fitore 4-0, duke siguruar finalen e kompeticionit, transmeton Periskopi.

Mirëpo, blaugranët kanë dominuar në kampionat, ku janë shpallur kampionë kohë më parë, derisa janë edhe në finale të Copa del Rey, aty ku do të takohen me Valencian.

Sidoqoftë, për ta shmangur atë që ndodhi këtë edicion në Champions League, Barça po planifikon që të jetë shumë aktive në afatin kalimtar të verës.

Përveç Frenkie de Jongut, të cilin tashmë katalunasit e kanë transferuar, Barça është shumë afër të sigurojë edhe shërbimet e Matthijs de Ligt.

Antoine Griezmann është lojtari tjetër që mund të përfundojë në “Camp Nou” gjatë verës, derisa 11-shja e Ernesto Valverdes mund të duket si më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: