Qeveria ka obliguar gastronomët që të shërbejnë klientët me ujë, por ferizajasit tash e një javë kanë mbetur pa të

Qeveria ka obliguar gastronomët që të shërbejnë klientët me ujë, por ferizajasit tash e një javë kanë mbetur pa të

Përderisa qeveria ka obliguar gastronomët që të shërbejnë klientët me ujë, ferizajasit tash e një javë kanë mbetur pa ujë. Sipas Ujësjellësit rajonal të Ferizajt, mungesa e ujit është për shkak se uji është turbulluar nga të reshurat e breshrit të ditëve më parë. Kështu, kjo fabrikë nuk mund të prodhojë më 200 litra në sekondë por 120 litra.

Në këtë mënyrë mundohet Shpend Mustafa e shumë ferizajas të sigurojnë furnizim të ujit për familjet, pasi tash e disa ditë Ferizaj ballafaqohet me mungesë të rregullt të ujit.

“Sot është e 7 ditë që nuk kemi ujë në banesën tonë. Për 7 ditë për krejt nevojat tona ne duhet të shkojmë me mbush ujë që në shumicën e kohës jemi duke e marrë te salla e sporteve me bidona me rezervar të mëdhenj me i mbush ato dhe me ardhëm me krye punët në shtëpi. Në mënyrën më të thjeshtë të mundshme po duhet të pastrohemi si para dy shekujve me tas për çdo ditë”, thotë Shpend Mustafa, qytetar

“Për neve që jemi banor të objekteve të larta të banimit është pengesë më e madhe mungesa e ujit. Mos njoftimi reduktimet eventuale shkakton kaos në jetën e përditshme duke qenë prind i dy fëmijëve të vogël bartja e bidonëve nuk është e lehtë”, thotë Kushtrim Lubishtani, qytetar

Mungesa e ujit vërehet edhe në vendet rurale të Ferizajt.

“Është normal në këto ditë të nxehtit është nevoja që uji të pihet edhe më shumë edhe në fshat ku jetojë unë uji i ujësjellësit nuk është i pijshëm jemi të obliguar për alternativ tjetër siç po e shihni unë jam ardhur me mbush ujë në Ferizaj më i pijshëm dhe e shfrytëzojmë për nevoja ditore”, thotë Bujar Grainca, qytetar.

Në Kompaninë rajonale të ujit thonë se pas të reshurave të fundit është zvogëluar kapaciteti i furnizimit me ujë. Por që pritet shumë shpejt të përmirësohet furnizimi me ujë.

“Tani kapaciteti është 200 litra në sekondë por momentin kur ka reshje turbullohet uji atëherë neve kapacitetin mund të shkojë 100 deri 120 litra në sekondë. Nuk mundemi të bëjmë trajtim më të madh. Tani për tani është kthyer në normalitet tubacionet kanë mbetur pa ujë rezervari është pa ujë kështu që deri sa të bëhet një nivelim i hyrje daljeve prej rezervarit po besojë që deri në mbrëmje të kthehet në normalitet”, thotë Jeton Shabani, kryeshef i KRU “Bifurkacioni” në Ferizaj.

Shqetësuese është edhe qasja ilegale dhe keqpërdorimi i ujit të pijshëm.

Shpërndaje në: