15 të arrestuar në aksionin për krime ekonomike në Prizren, ndalohen 48 orë

15 të arrestuar në aksionin për krime ekonomike në Prizren, ndalohen 48 orë

Me urdhër të Prokurorisë së Prizrenit, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zhvilluar sot një aksion të gjerë në Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Rahovec, Podujevë, Obiliq, ku janë angazhuar mbi 300 zyrtarë policorë dhe 10 prokurorë. Në kuadër të këtij operacioni cak i hetimeve ishin mbi 40 persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, ndërsa në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-drejtuesit e BKS-së.

Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se janë arrestuar deri tash 15 persona.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se ndaj të arrestuarve është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, ndërsa pritet që Prokuroria të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja./Periskopi/

U arrestuan ish-udhëheqësi e ish-drejtori i financave për mashtrim, reagon BKS-ja

Kjo është lista e personave të përfshirë në aferën një milionëshe në BKS

Detaje nga deklarata e Brendona Mujajt në aksionin e Krimeve Ekonomike

Shpërndaje në: