Avokati Koci tregon si ndodhi ngjarja e sulmit ndaj tij

Avokati Koci tregon si ndodhi ngjarja e sulmit ndaj tij

Avokati Arianit Koci është sulmuar me grusht në kokë përderisa po shëtiste me biçikletë në rrugën Graçanicë-Llapnasellë.

Ai ka thënë për Klan Kosova se është sulmuar nga dy serbë, derisa ka treguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

“Më ra në sy një motoçikletë me dy të rinj, sepse ishte pa tabela. Unë jam edhe vet motoçiklist edhe i vërej motoçikletat. Posa e kalova, pas 300-400 metrave, veç ka kaluar motoçikleta dhe njëri më ka goditur dhe ka vazhduar më tutje. Mua më ra në sy se ishte pa tabela”.

“E kisha një trullim momental, u ndala dhe pasi që e mora veten u ktheva tek pompa e benzinës edhe e pyeta atë shitësin ‘Kush ishin këta dy?’. E vërejta që ka kamera dhe i thashë ‘Mos i nguc kamerat’, e thirra policinë që erdhi menjëherë”.

Avokati Koci më herët ka thënë se nuk ka dyshime tek ndonjë person dhe se nuk e di shkakun e sulmit.

Shpërndaje në: