Formacionet zyrtare: Arsenal – Bodo, Xhaka si gjithmonë aty

Formacionet zyrtare: Arsenal – Bodo, Xhaka si gjithmonë aty

Arsenali dhe Bodo/Glimt do të zhvillojnë sonte ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë në Grupin A të Ligës së Evropës.

Në fakt, për “Topçinjtë” kjo do të jetë ndeshja e dytë në grup – pasi ndeshja kundër PSV Eindhovenit ishte shtyrë shkaku i vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II.

Skuadra londineze ka 3 pikë momentalisht, kurse norvegjezët kanë grumbulluar një pikë më shumë.

Ndeshja mes Arsenalit dhe Bodo/Glimtit do të zhvillohet nga ora 21:00, në “Emirates Stadium”.

Mikel Arteta ka bërë ndryshime të shumta për këtë përballje, por Granit Xhaka vazhdon të jetë titullar i padiskutueshëm. Xhaka do të bartë edhe shiritin e kapitenit sonte.

Shpërndaje në: