Kritikohen zgjedhjet në parti politike me vetëm një kandidat

Kritikohen zgjedhjet në parti politike me vetëm një kandidat

Zgjedhja e kryetarëve të partive politike në Kosovë me vetëm një kandidat po kritikohet nga njohësit e çështjeve politike. Sipas tyre, kjo metodë duhet të ndryshojë pasi po dëmton demokracinë.

Ndonëse thirren në demokraci brenda partiake e në fjalën e lirë, kjo nuk mund të vërehet në momentin kur ndonjëra nga to mbanë procesin e  brendshëm zgjedhor.

Rasti i fundit ishte me partinë më të madhe në vend, Lëvizja Vetëvendosje.

Udhëheqësi i kësaj partie ishte i vetëm në garë edhe për një mandat pa ndonjë kundërkandidat.

Profesori Milazim Krasniqi, kërkon që këtu të angazhohet KQZ-ja.

“Është një praktikë jo e mirë dhe tregon për një deficit të demokracisë në shoqëri dhe besojë se KQZ-ja duhet të hartojë standarde strikte edhe për procesin zgjedhor brenda partive politike. Kjo që kemi parë deri tash nuk është një praktikë e mirë dhe kjo është konsumuar tashmë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas analistit Artan Muhaxhiri, kjo formë po ndikon përgjithësisht në sistemin politik në Kosovë.

“Partitë tona janë lideriste dhe është bërë një praktikë që sa më afër liderit po aq  më shumë ke përparim në strukturën e partisë dhe anasjelltas dhe është kjo lloj auto-censure nëpër parti në mënyrë që të ketë përfitime dhe kjo e dëmton demokracinë”, është shprehur Muhaxhiri për RTV “Dukagjini”.

Njëjtë si Vetëvendosja vetëm një vit më parë, në krye te Partisë Demokratike të Kosovës, u zgjodh Memli Krasniqi pa asnjë kundërkandidat.

Të njëjtën rrugë e zgjodhi edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, cila rizgjodhi Ramush Haradinajn në krye të partisë.

Hoxha për rizgjedhjen e Kurtit: Rezultati me mbi 98 për qind kur është vetëm një kandidat është më shumë dobësi se sa forcë

Shpërndaje në: