Mësohen emrat e tre serbëve të arrestuar për protestat e dhunshme në veri

Mësohen emrat e tre serbëve të arrestuar për protestat e dhunshme në veri

Pas përleshjeve në veri mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it, nën arrest po mbahen të paktën tre persona.

Përmes burime nga organet e sigurisë, Gazeta Express ka mësuar se mes të arrestuarve janë Radosh Mitrovic, Zhivojko Milentijeviq dhe Nebojsha Elezoviq.

Ndërkohë, në një paraqitje para mediave, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se të arrestuar pas protestave të dhunshme, janë 4 serbe.

Ai ka thënë se po zhvillohen negociata me KFOR-in për lirimin e tyre.

“Katër serbë u arrestuan dhe po zhvillohen negociata me KFOR-in për lirimin e tyre”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: