Tre talentët kosovarë që DUHET ekipet e Superligës t’i vëzhgojnë në afatin kalimtar

Tre talentët kosovarë që DUHET ekipet e Superligës t’i vëzhgojnë në afatin kalimtar

Sezoni i Superligës së Kosovës po shkon drejt përfundimit.

Tashmë i duhet veç edhe një pikë skuadrës së Ballkanit që të shpallet kampion, shkruan Periskopi.

Feronikeli dhe Ulpiana tashmë edhe matematikishtë kanë rënë nga Superliga e Kosovës dhe do bëjnë gara në Ligën e Parë sezonin e ardhshëm.

Pas përfundimit të sezonit hapet merkatoja dhe ekipet do fillojnë me transferimet. Skuadrat që do jenë pjesë e Superligës sezonin e ri, DUHET t’i vëzhgojnë këta 3 talentë.

Fillimisht, tek Feronikeli tashmë ka shumë talenta pasi gjysmën e sezonit e kanë luajtur me junior.

Një nga talentët që është spikatur është mesfushori 17 vjeçar, Laurent Xhylani. Ai arriti të shënoj 1 gol. Kontrolli i topit dhe vizioni për lojë që ka treguar Xhylani tregon se kemi të bëjmë me një futbollistë që ka potencial tejet të madh.

Xhylani që nga janari kur u përfshi në ekip e deri në fund të sezonit ishte startues i rregulltë tek Nikli. Skuadrat që kërkojnë një mesfushorë me potencial, Laurent Xhylani është i duhuri.

I dyti në listë është Qlirim Avdulli i Ulpianës.

Mbrojtësi është spikatur tek Ulpiana këtë sezon me paraqitjet e tij. Për të ka pasur interesim edhe nga menaxherët jo-kosovar. Ai luan në krahun e majtë të mbrojtjes. Krosimet e tij janë një nga pikat e forta.

Prishtina edhe pse kaloi një sezon jo të mirë, nxori në dritë një talent.

Bëhet fjalë për Arlind Shabanin. Mesfushori ishte nga më të mirët këtë sezon tek Prishtina dhe pati paraqitje tejet të mira. Nëse Prishtina nuk e mban atë, atëherë skuadrat e Superligës duhet të aktivizohen që ta transferojnë lojtarin.

 

Shpërndaje në: