Totaj: Haskuka çkado që e ka prekë me dorë e ka bë keq

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK’së, Shaqir Totaj, ka akuzuar për keq-meanxhim dhe keq-qeverisje kryetarin aktual të kësaj komune, Mytaher Haskukaj.

Totaj në T7, ka konsideruar se përgjatë mandatit të Haskukajt, ka pasur degradim financiar e kulturor. Duke folur për korrupsionin, nënkryetari i PDK’së ia ka përmendur dhënien e tenderit kompanisë me 1000 euro kapital, të sapo hyrë në treg.

“Zgjedhjet nacionale kanë qenë një eufori. Për zgjedhje lokale në Prizren, ne do të votojmë ndryshimin, ndryshimin ata e shohin në degën e PDK’së. Kryetari Haskuka nuk e ka sjellë një ndryshim që e ka premtu me aq shumë pompozitet. Haskuka pak ose hiç gjana mundesh me i gjetë që i ka ba keq”, ka deklaruar ai.

“Çka ka prekë me dorë ka ba keq. Çdo tentim të implementimit të çkado qoftë ajo ka bë keq. Kemi pasur për 3 vite afro 20 milionë deficit buxhetor, degradim të jetës kulturore, kemi pasur probleme serioze me korrupsion. Të gjitha këto Prizreni nuk i ka merituar në asnjë mënyrë”, ka thënë tutje Totaj.

Ministrja Gërvalla nuk e vendosë flamurin amerikan në takim me Palmerin – respekton vetëm Lajçakun evropian

Periskopi.com Lajme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në llogarinë zyrtare në “facebook”, ka publikuar fotografitë nga takimet e sotme që Matthew Palmer bashkë me Miroslav Lajcak kanë pasur me udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Të gjitha fotografitë e publikuara në faqen e ambasadës janë nga takimet brenda, përveç asaj të kryediplomates Donika Gërvalla. Fotografinë e takimit me Gervallën e kanë publikuar të realizuar jashtë meqë aty kishte flamur amerikan, për dallim nga tryeza brenda, ku shihet vetëm flamuri i Bashkimit Evropian, ani pse në tryezë është edhe përfaqësuesi amerikan, Matt Palmer.

Megjithatë nuk dihet pse ka ndodhur një gjë e tillë, por mund të cilësohet si skandal diplomatik.

Në faqen zyrtare të MPJ’së në “twitter” janë publikuar të dy fotografitë, njëra jashtë ku shihet flamuri amerikan, dhe foto tjetër brenda ku shihet vetëm flamuri i Bashkimit Evropian.

Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer dhe Përfaqësuesi Special i BE’së, Miroslav Lajçak, gjatë ditës janë takuar me liderët e shtetit të Kosovës. Palmer dhe Lajçak takuan edhe presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin.

Pse na hapet goja kur shohim dikë tjetër që vepron njësoj?

Periskopi.com Shëndeti

Detaji më i çuditshëm në lidhje me hapjen e gojës është “ngjitja” e saj. Ka shumë studime për këtë temë, kështu që ka disa shpjegime pse na hapet goja kur shohim dikë tjetër që vepron njësoj. Shpjegimi qëndron në psikologji, por së pari duhet të sqarojmë arsyet e saj, shkruan Real Simple.

Studimet kanë treguar se hapja e gojës shkakton “neurone pasqyre” në një pjesë të trurit, por duhet theksuar se ky reagim është i kufizuar në trurin plotësisht të zhvilluar, sipas mjekut Rayen Sakir.

“Kjo konsiston në hapjen e gjerë të pavullnetshme të gojës dhe zgjerimin maksimal të nofullës, pasuar nga thithja e thellë dhe nxjerrja e ngadaltë e ajrit”, shpjegon Sakir nga Britania e Madhe.

Shumë supozojnë se hapja e gojës vjen në mënyrë që ne përpiqemi të marrim më shumë oksigjen dhe shkencëtarët besuan deri 30 vjet më parë. Sidoqoftë, kjo teori u hodh poshtë nga një seri eksperimentesh të botuara në vitin 1987 që nuk provuan ndonjë korrelacion midis mungesës së oksigjenit dhe hapjes së gojës.

Sot, një nga teoritë më të njohura thotë se një gjë e tillë ndodh për shkak të eksitimit.

“Ndërsa lodhemi, veçanërisht kur shikojmë dhe dëgjojmë diçka jointeresante, hapja e gojës shfaqet si një mjet zgjimi. Studimet kanë treguar se kjo është e vërtetë, pasi numri i rrahjeve të zemrës rritet pas kësaj dhe kulmi arrin 10 deri në 15 sekonda pas atij veprimi, i ngjashëm me një nxitje të kafeinës”, tha Sakir.

Hapja e gojës shoqërohet gjithashtu me ftohje të trurit, e cila mund të jetë arsyeja pse na hapet goja më shpesh me rritjen e temperaturës.

“Kur muskujt e fytyrës relaksohen, kjo mundëson humbjen e nxehtësisë përmes venave të fytyrës dhe hyrjen e ajrit të ftohtë, gjë që ndihmon në uljen e temperaturës së trurit përmes konveksionit”, shpjegoi mjeku.

Njerëzit shpesh hapin gojën kur shohin të tjerët duke e bërë, por jo të gjithë. Sipas studiuesve, arsyeja më e mundshme për një gjë të tillë është ndjeshmëria.

“Ndërsa njerëzit plaken, ata përmirësojnë zhvillimin e tyre psiko-social dhe neurologjik, kështu që hapja e gojës e dikujt tjetër bëhet një lloj shenje se ata duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Ky fenomen është i njohur si ekofenomen, dhe ndodh gjithashtu te shimpanzetë, por edhe te qentë ”, tha Sakir.

Ai thotë se me këtë ne kopjojmë në mënyrë të pavetëdijshme nga njëri-tjetri pasi truri ynë është i programuar për të kopjuar njerëzit që na rrethojnë.

“Për shembull, ne automatikisht imitojmë fjalët e njerëzve të tjerë (ekolalia) ose veprimet (ekopraksi) çdo ditë, dhe ne bëjmë gjithçka që të përshtatet më mirë,” shpjegoi mjeku.

Studimet tregojnë se fëmijët, truri i të cilëve është ende në zhvillim, iu hapet goja vetëm kur janë të lodhur, por jo kur dikush pranë tyre e bën këtë, siç është rasti me të rriturit, truri i të cilëve është plotësisht i zhvilluar.

Vuçiq: Serbia gjendet nën presion të madh nga BE dhe SHBA për ta njohur Kosovën

Periskopi.com Lajme

Serbia gjendet në presion nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të njohur shtetin e Kosovës, ka deklaruar sot me shumë tension Presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Këtë Vuçiq e tha gjatë një paraqitjeje të tij në televizionin serb Happy.tv, ndërsa u shpreh se për ta ka rëndësi të mos gjenden në panik.

”BE dhe Amerika po bëjnë presion, dhe zgjidhja e tyre është njohja reciproke e Kosovës. Ata nuk e kanë problem kur na fyejnë dhe krijojnë një lloj non-paper, kështu që ata më akuzojnë për këtë”.

”Aksioni është i koordinuar. Krejt kjo ndodh në të njëjtën kohë para vizitës së Lajçakut në Beograd, dy javë para vazhdimit të dialogut. Për rastësi nuk besojmë. Kemi pritur presione të fuqishme”.

Ai madje përmend edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

”Askush nuk do ta korrigjojë Vjosa Osmanin, pa marrë parasysh çfarë flet ajo”, shtoi ai.

”Është e nevojshme që Serbia të mbështetet për muri, për shkak të interasve të tyre gjeopolitike, dhe jo vetëm për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë. Por, edhe për shkak të ndalimit të Serbisë në zhvillim ekonomik”, vazhdoi Vuçiq

Rrëfimi i Manajt: “Kam bërë gabime në karrierë, zihesha me shokët e skuadrës”

Periskopi.com Sporti

Rei Manaj ka shënuar 14 gola me Barcelonën B, duke e udhëhequr deri në gjysmëfinalet e fazës “play off” për t’u ngjitur në Ligën e Dytë spanjolle.

Sulmuesi i Kombëtares, për “Gazzetta dello Sport”, tregon gabimet që ka bërë në karrierë, ofertat që kishte dikur nga skuadrat e mëdha si dhe shanset që ka për të ardhmen dhe mundësitë e rikthimit në elitën e futbollit Italian.

Lionel Mesi?

Mesi është një lider i jashtëzakonshëm.

Zakonisht lojtarët maturohen në momentin që bëjnë një fëmijë, po me Manajn, meritë e kujt është maturia që keni treguar këtë sezon?

Meritë e familjes sime. Kur kam qenë tek Interi, prindërit e mi më thoshin që të isha i përulur. Mirëpo, nuk e kuptoja aspak se çfarë rëndësie kishte kjo gjë. Nuk e dija se sa e rëndësishme ishte. Më thoshin “mos e bëj”, por unë gaboja vazhdimisht. Tani besoj se kam rilindur.

Raportet tuaja me trajnerin Xhixhi Simoni?

Xhixhi Simoni më donte shumë. Kam qenë i lidhur ngushtë me të dhe tanimë flas me bashkëshorten e tij dhe djalin Leonardo. Një person special!

Çfarë raportesh keni ruajtur me ish-shokët e ekipit tek Interi?

Kam folur shpesh me Perisiçin. Edhe në momentet kur isha në stërvitje me ekipin e parë të Barcelonës dhe ai shkonte në Kombëtare me Rrakitiçin. Perisiç meriton shumë. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Për më tepër, unë jam gjithmonë internist. Kam festuar për titullin kampion.

Përgjithmonë internist?

Po. Kam ardhur në Itali në vitin 2001 dhe e gjithë familja ime ishte me Interin. Jam rritur duke bërë tifo për zikaltrit.

E ardhmja e afërt, çfarë do të bëjë Manaj që prej korrikut?

Kam oferta nga La Liga spanjolle si dhe nga Italia. Por, nuk kam dëshirë që t’i tregoj se nga cilat ekipe. Më kanë masakruar, por po mund të rikthehem.

Çfarë shembujsh keni marrë, sepse keni treguar që keni ndjekur ndoshta edhe më të këqijtë e mundshëm?

Të gjitha gjërat më të këqija të mundshme, nuk mund t’i them (qesh…). Por, për shembull kur kam qenë te Kremoneze ,kam garuar në gjithçka. Ofendoja të gjithë masazhatorët e skuadrës nëse nuk do të isha unë i pari që të merrja masazhet dhe trajtimin prej tyre.

Zihesha edhe me të gjithë shokët e ekipit, mirëpo askush nuk mund të më bënte apo thoshte asgjë sepse më donte e gjithë Europa. Më donin ekipe të mëdha. Edhe Mançester Junajtid. Xhixhi Simoni më donte shumë dhe ai ishte vërtet një trajner i veçantë.

Ish gjyqtari i EULEX: Misioni i BE-së në Kosovë, ishte i njëanshëm për çështjet e luftëtarëve të UÇK-së

Periskopi.com Lajme

Malcom Simmons, ish-drejtues i misionit evropian të ligjit në Kosovë (EULEX), ka akuzuar këtë të fundit se në lidhje me çështjet kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, trupi ka vepruar sipas influencave politike.

Në pritje të Parlamentit të Kosovës për të caktuar seancën e dëgjimit të pretendimeve të tij kundër EULEX, Simmons foli me Exit News duke treguar se Charles Smith, ish-kryetar i asemblesë së gjykatësve të EULEX, bazonte vendimet e tij në opinione politike.

Në një email që është parë nga Exit News, Smith i kërkon Simmons që çështja kundër ish-komandantit të UÇK, të kthyer në politikan, Fatmir Limaj – e njohur gjithashtu si “Kleçka”– të përgatitet për gjyq “së më shpejt që është e mundur.”

Në email-in e dërguar në janar 2013, Smith deklaron se kërkesa vjen për një numër arsyesh, “kryesisht politike.”

“Shpresoj që ju të merrni shpejt këtë çështje dhe gjithashtu ta zhvilloni sa më shpejt,” shkruan ai.

EULEX ka dorëzuar padinë për çështjen Kleçka në vitin 2011 dhe gjyqi i saj ka nisur në janar 2012, duke u mbeshtetur kryesisht në dëshmitë e dëshmitarëve si Agim Zogaj, i cili ka kryer vetëvrasje teksa ishte nën ndalimin për arsye mbrojtjeje, nga EULEX në Gjermani.

Pasi Limaj i çlirua nga akuzat në 2012, Gjykata e Lartë e Kosovës urdhëroi rigjykimin e Limaj dhe ai u dërgua në paraburgim.

Fatmir Limaj dhe nëntë të ndaluarit e tjerë (ish-luftëtarë të UÇK) janë të akuzuar për krime lufte, tortura të të burgosurve serbë e shqiptarë në pikën e burgimit Kleçka, gjatë vitit 1999.

Çështja u mbyll në 2017 kur gjykata e lartë e Kosovës çliroi Limaj nga akuzat e krimeve të luftës.

EULEX nga ana e tij thotë se gjykatësit e prokurorët e vet janë auto0nomë e të pavarur, që kryejnë procedura e gjykime bazuar vetëm te ligji.

Në lidhje me pretendimet e Simmons, i cili quan EULEX “të njëanshëm dhe të painteresuar te provat,” misioni thotë se Malcolm Simmons “ka refuzuar të bashkëpunojnë me grupet e hetimit që u krijuan për të hetuar shkeljet e pretenduara prej tij”.

“Kur iu dha mundësi të thelloheshim në pretendimet e avancuara prej tij, zoti Simmons nuk i dha grupeve të hetimit provat për të mbështetur akuzat,” thuhet në një përgjigje të shkruar të EULEX.

Por Simmons thotë se proceset disiplinore brenda EULEX ishin një “farsë.”

“Ky proces kishte si qëllim vetëm krijimin e aparencave se ishte një organ i besueshëm e legjitim”, thotë Simmons për Exit News./tch

Ushqimet që përmirësojnë shëndetin oral

Periskopi.com Shëndeti

Ushqimi që hamë shpesh mund të ndikojë në higjienën dhe shëndetin tonë oral në përgjithësi. Një nga ushqimet në listën tonë që duhet të shmangim është sheqeri.

Sidoqoftë, Khaled Kasem, një ortodontist, ka shkatërruar disa mite të zakonshme kur bëhet fjalë për cilat ushqime dëmtojnë dhëmbët tanë.

“Sekreti i shëndetit të mirë të dhëmbëve mund të gjendet në frigoriferin tuaj, dhe këto janë shpesh ushqime që nuk do të thoshit se janë të shëndetshme për dhëmbët tuaj. Sidoqoftë, përfitimi i tyre për shëndetin e gojës dhe dhëmbëve mund të jetë shumë më i madh “, tha Kasem.

Disa ushqime mund të përmirësojnë shëndetin e dhëmbëve tuaj dhe t’ju ndihmojnë të keni një buzëqeshje të ndritshme, dhe shpesh i keni në shtëpi.

Çokollatë

Çokollata mund të jetë një nga tundimet tona më të mëdha, por gjithashtu mund t’ju ndihmojë të luftoni prishjen e dhëmbëve për shkak të vetive të forta antibakteriale. Por Kasem tregon se çokollata e zezë është më e mira dhe shtoi se nuk do të thotë që duhet ta hani në sasi të pakufizuar, sepse ju duhet vetëm një sasi e vogël për të përfituar prej saj.

Djathi

Kasem tha se produktet e qumështit dhe djathi janë një burim veçanërisht i pasur i kalciumit dhe vitaminës D, të cilat ndihmojnë në forcimin e dhëmbëve.

Ai gjithashtu shpjegoi se “acidi laktik në djathë mund të ndihmojë në heqjen e njollave nga smalt”.

Mollë

Jo vetëm që mollët janë një meze e lehtë e shkëlqyeshme, por ato gjithashtu mund të ndihmojnë në heqjen e pllakave dentare.

“Për shkak se është një frutë e fuqishme, ajo duhet të përtypet më shumë, gjë që rrit natyrshëm prodhimin e pështymës, e cila ndihmon në mbrojtjen e dhëmbëve tanë dhe ndihmon në heqjen natyrale të pllakave të dhëmbëve”, shpjegon mjeku.

Selino

Kasem thotë se është një nga perimet më të rekomanduara në industrinë e dhëmbëve për shkak të vetive natyrore antibakteriale.

“Pavarësisht nëse konsumohet në lëngje, supave ose salcave, acidi malik i gjetur në selino inkurajon gjithashtu prodhimin e pështymës për të pastruar natyrshëm dhëmbët”.

Gjithashtu, selino ka veti të mëdha antibakteriale dhe mund të përdoret për të përgatitur pjata të ndryshme.

Dredhëza

Dredhëzat mund të përdoren në smuthi, lëngje ose si një meze të lehtë. Përveç se janë të shijshëm, ato përmbajnë një sasi të madhe të xylitolit i cili është përgjegjës për luftimin e baktereve që shkaktojnë pllakat dentare.

Boronicat

Ato shpesh quhen super ushqime sepse kanë një vlerë të lartë ushqyese dhe pak sheqer, sipas The Sun.

“Megjithëse është i njohur për vetitë e tij antioksiduese, boronicat janë një nga aleatët tanë më të mëdhenj në parandalimin e sëmundjeve të mishit të dhëmbëve të tilla si gingiviti dhe periodontiti, falë polifenoleve – një përbërje natyrore që mbron mishrat dhe dhëmbët”, shpjegon Kasem.

​OBSH vendos të emërtojë variantet e virusit sipas alfabetit grek

Periskopi.com Lajme

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mori një vendim për të emërtuar versionet e virusit korona me shkronjat e alfabetit grek në një përpjekje për të thjeshtuar shqiptimin dhe për të shmangur stigmatizimin e vendeve që raportojnë llojin e ri.

Kështu, katër variante të virusit korona, të cilat agjencia e OKB-së i konsideroi shqetësuese dhe të cilat në përgjithësi janë të njohura për publikun si britanik, afrikano-jugor, brazilian dhe indian, tani u janë dhënë shkronjat Alpha, Beta, Gamma, Delta sipas renditjes e zbulimit, raporton Reuters.

Variantet e tjera vazhdojnë më tej në rend alfabetik. OBSH zbuloi emra të ri sot pas kritikave që emra si B.1.351, 501I.V2 dhe 20H / 501I.V2, ishin shumë të ndërlikuar.

Zgjedhja e alfabetit grek pasoi muajt e diskutimeve në të cilat ekspertët shqyrtuan mundësi të tjera të tilla si perënditë greke dhe emrat e sajuar pseudoklasik, sipas bakteriologut Mark Palen, i cili ishte i përfshirë në bisedime.

Historikisht, viruset shpesh kanë qenë të lidhura me vendet që mendohet se kanë origjinën, të tilla si Ebola, të emërtuara pas lumit kongolez me të njëjtin emër.

Por kjo mund të jetë e dëmshme për vendet dhe shpesh e pasaktë, siç ishte rasti me të ashtuquajturën pandemi të gripit spanjoll të vitit 1918, origjina e së cilës nuk dihet, shkruan Reuters.

“Asnjë vend nuk duhet të stigmatizohet për të zbuluar dhe raportuar variante,” tha epidemiologia e OBSH-së Maria Van Kerhove.

Liverpool ka gati 32 milion £ për brazilianin e Leeds-it

Periskopi.com Sporti

Liverpool ka vendosur të bëjë ofertë prej 32 milion £ për yllin e Leeds United, Raphinha.

Jurgen Klopp është një tifoz i madh i brazilianit, transmeton Periskopi.

Klubi sapo ka transferuar Ibrahima Konaté, nga skuadra e RB Leipzig dhe nuk ka ndërmend të ndalet.

Lojtari i Leeds-it në 30 paraqitje ka shënuar 6 gola për skuadrën e tij./Periskopi

Valon Syla tregon një batutë për Vetëvendosjen dhe komshinjtë e vet

Periskopi.com Lajme

Gazetari Valon Syla është tallur me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit, teksa po diskutohej për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Syla në Pressing të T7 ka shkaktuar të qeshura duke treguar për fqinjtë e tij të cilin sipas tij nuk e kishin besuar se Vetëvendosja do të fitonte aq shumë vota.

“Ata kojshia e mi thanë shumë bre ka marrë Vetëvendosja, thashë po a i keni votu, thanë po bre po shumë kanë marrë. U çuditën edhe vetë se kanë thënë mos nuk po fiton, kur e kanë pa rezultatin, shumë”, ka thënë Syla.

Tutje ai tha se Vetëvendosja nuk ka njerëz adekuat për kandidatë për kryetar të komunave në zgjedhjet lokale.

“Vetëvendosja edhe pse i ka marrë shumicën e votave, nuk ka njerëz, kryesisht janë ish-LDK. Me Bulliqin e fitoi Podujevën, me Vjosa Osmanin i fitoi zgjedhjet, Vetëvendosja vetë nuk ka njerëz, ky është problemi kyq që do ta ketë komuna. Kanë votu 1 herë për inati, nuk votojnë gjithë”, ka thënë Syla.

Ish kryeprokurori shqiptar me deklaratë të fortë: Ish ambasadorja e BE’së më kërkoi ta arrestoj Sali Berishën

Periskopi.com Lajme

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka bërë sot një deklaratë të fortë, ndërsa deklaroi se ish-ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin i ka kërkuar që të arrestojë ish-kryeministrin Sali Berisha. Deklaratën në fjalë Llalla e bëri në një intervistë për emisionin e Çim Pekës.

Zoti Lalla nuk jeni i vetmi qe jeni kërcënuar nga një ambasador amerikan, në këtë studio ku jeni ulur ju është e bujshme deklaratat e Presidentit Meta i cili tha:

Ambasadorja Kim me kërkoi të shkel ligjin pasi siç tha Meta edhe ne kemi gjera për ju; pra është një shantazh i drejtpërdrejtë.

Ndërkohë zoti Berisha në mënyrë surprizë është shpallur non-grata nga SHBA ashtu si ju në të njëjtat argumente edhe përgjigja e zëdhënësit të DASH është me motivacioni se opinioni në Shqipëri dhe rajon është i bindur për korrupsionin por nuk kërkohen prova nga ne. A është kërkuar Adriatik Llallës si kryeprokuror të arrestojë Ilir Metën dhe Sali Berishën?

Kjo është temë për të cilën jam shprehur më herët dhe duket e pavend që t’i rikthehemi të tillë diskutimi dhe të mos ta ripërsërisim.

Kohë e kaluar, por a ju është kërkuar konkretisht me emër të arrestohet Sali Berisha konkretisht nga një ambasador?

Për Berishën po, më është kërkuar që të arrestohet, një kërkesë që është bërë nga ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin që të arrestohet dhe të ndiqet shembulli i Kroacisë.

Ajo më tha se, që Shqipëria të futet në BE duhet të ndjekë rrugën e Kroacisë dhe të arrestojë Sali Berishën dhe ti ke rastin që të tregosh forcën tënde të ndihmosh Shqipërinë të futet në BE. Ajo ka përfituar nga rasti që ishte në statusin e diplomates, sepse në kushte të tjera kjo është e patolerueshme për secilin qytetar të lirë kërkohet arrestim pa prova është absurditet që kërkon të hysh në zyrat e një shteti të pavarur dhe ti imponohesh në forma të tilla.

I njoftuat për këtë kërkesë institucionet shqiptare?

Po kam informuar zotin Nishani, Presidenti i Republikës, dhe zotin Meta që ishte kryetar parlamenti.

Si reagoi Nishani?

Zotit Nishani iu duk e pabesueshme. Vlahutin kishte shkuar menjëherë pas takimit me mua, në zyrën e Metës për të sqaruar këtë debat, duke i paraprirë ndonjë reagimi të mundshëm të tij, moment në të cilin Meta kontaktoi me mua dhe sqaroj se si ishte situata.

A keni pasur prova ju për Sali Berishën?

Në asnjë rast nuk ka pasur që hetimi të nxjerr prova që Sali Berisha të ishte përfshirë në një situatë paligjshmërie.

A ka pasur ndonjë rast që Berisha të jetë akuzuar nga qeveria Rama në prokurori.

Jo asnjë rast.

Në një letër që keni dërguar në Kongresin Amerikan është bërë në media publike dhe nuk e di sa e vërtetë përmbajtja, jeni shprehur që ju është kërkuar nga ambasadori amerikan arrestimi i zotit Meta?

Për zotin Meta u pozicionua vetë dhe pas takimit me Lu u shpreh në mënyrë jo korrekte që tha; unë i besoj ambasadorit dhe jo prokurorisë shqiptare.

Për Berishën ka pasur kërkesë për arrestim vetëm nga Vlahutin dhe jo nga ambasadori amerikan.

Jo ambasadori amerikan. /ballkanweb

Në Vërmicë kapet një person me rreth 30 kg drogë

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare Vërmicë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur një sasi e marihuanës.

Shtetasi kosovar me inicialet F.M. (1981) u kap dje derisa nga vinte nga Shqipëria me një veturë të tipit “Fiat Croma”.

Bazuar në bashkëpunimin e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotik dhe Policisë Kufitare të Kosovës, automjeti i potencuar është përzgjedhur për kontroll të vijës së dytë nën dyshimin e posedimit të substancave narkotike.

Asistencë relevante për identifikimin e substancës narkotike ka ofruar edhe Policia Kufitare e Shqipërisë me ç’rast, nën rrotën rezervë në bagazh është detektuar një bunker i dyshuar.

Autoritetet kufitare të Policisë së Kosovës kanë vazhduar me kontroll të mëtutjeshëm ku edhe është hasur në një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 30 kilogramë.

Lidhur me rastin janë informuar njësitet relevante të policisë, ato të antidrogës dhe forenzikës për procedura të mëtejme hetimore.

Everton për James-in: “Kishte vetëm një lëndim të vogël, mund të luaj ne Copa America”

Periskopi.com Sporti

Gjendja e James Rodriguez ka shkaktuar shumë polemika, pasi që u lirua nga Kolumbia për Copa America.

Me të mbërritur në Kolumbi, nivelet e fitnesit zbuluan se 29-vjeçari nuk i plotësonte standardet për të garuar në një nivel të lartë. Mesfushori i Everton do të deklarojë se ndihet i shëndetshëm për të garuar dhe deklarata e fundit e “The Toffees” zbulon se ata besojnë se Rodríguez mund të garojë këtë verë.

“Ishte një dëmtim shumë i vogël në fund të sezonit dhe nuk kishim asnjë problem me James që u bashkua me Kolumbinë,” tha Danny Donachie, drejtori mjekësor i Everton.

“Ai shpresonte të luante në dy kualifikueset [më 4 dhe 9 qershor] dhe diskutimi i vetëm që kemi pasur me Federaten kolumbiane ishte nëse kjo ishte një ide e mirë apo do të ishte më e kujdesshme ta përgatisim atë për turneun.”

Dua Lipa shndërrohet në ‘palaço’ për videoklipin e ri

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja shqiptare po vjen me një këngë të re.

Dua Lipa është njëra ndër femrat shqiptare më të suksesshme të momentit si në botën e muzikës po ashtu edhe në atë të biznesit, shkruan lajmi.net.

Përveç se ajo nuk e ka ndalur punën me projekte muzikore e cila tash e disa muaj qëndron në top listat botërore me albumin “Future Nostalgia” duket se nuk po mjaftohet me kaq.

Përmes një fotografie të postuar në Instagramin personal ajo ka zbuluar se po vjen me një këngë të re.

Për fotografinë prezantuese të projektit të ri muzikor ajo ka vendosur të shfaqet më ndryshe se herë tjera, Dua është shndërruar në një ‘palaço’ për këngën e re.

Ajo ishte e veshur me një këmishë të bardhë dhe një kapele të zezë por grimi i saj i çuditshëm është ajo çfarë morri vëmendjen e ndjekësve.

Dua duket si një palaço seksi në fotografinë prezantuese të klipit të ri muzikor, teksa edhe pranoi 1 milion pëlqime brenda orës së parë të postimit dhe dhjetëra mijëra komente.

Sarri shumë shpejtë do të nënshkruaj me Lazio-n

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri i Juventusit dhe Napolit, Maurizio Sarri është në biseda të avancuara me Lazion, derisa po diskuton termat e kontratës dhe strategjinë e tregut me Shqiponjat

Il Corriere dello Sport shkruan se Sarri është gjithmonë e më afër me bankinën e bardhekaltërve, të cilët po kërkojnë një trashëgimtar të Simone Inzaghit. Gazeta shkruan që agjenti i tij, Fati Ramadani ishte në Romë të premten në mbrëmje dhe mbrëmë u mbajt një takim me ish teknikun e Chelsea.

Ata kanë diskutuar tregun e transferove me drejtorin sportiv Igli Tare dhe kushtet e kontratës me ish trajnerin e Juves. Raporti thotë që Sarri ka folur në telefon edhe me Presidentin e Lazio kurse marrëveshja po shkon drejt finalizimit.

Sarri është pa punë prej që u largua nga Juventusi në sezonin 2019/20, kur ai ndihmoi Zonjën e Vjetër që ta fitojë Scudetton e nëntë me radhë. Ai u rikthye në Italia pas një sezoni të suksesshëm në Chelsea, ku kishte fituar Europa Ligën me Blutë.

Reklamë
Megjithatë, sipas Alfredo Pedullas, Sarri ende nuk e ka diskutuar kontratën pasi që ai është ende në kontratë me Juventusin deri në qershorin e vitit 2022, ku Zonja e vjetër aguan 2.5 milionë euro në fund të sezonit pasi që ka shkëputur kontratën në mënyrë unilaterale.

Krasniqi tregon se cilat komuna mund t’i fitojë VV’ja, LDK’ja e PDK’ja

Periskopi.com Lajme

Albert Krasniqi i KDI’së ka bërë një analizë paraprake sfidave me të cilat do të përballen subjektet politike në zgjedhjet lokale të tetorit.

Sipas Krasniqit, Lëvizja Vetëvendosje do arrijë ta fitojë pa balotazh Komunën e Mitrovicës me Agim Bahtirin si kandidat, derisa ka thënë se do sfidohet nga PDK’ja në Prizren.

“Me Agim Bahtirin Vetëvendosja do e fitojë Komunën e Mitrovicës pa balotazh. Gjakova po ashtu është komunë ku Lëvizja Vetëvendosje mund të fitojë. Rezultati të paktën në nivelin qendror ka qenë shumë më mirë. Vushtrria, LDK’në e ka komunën, por që ishte falë një koalicioni me Vetëvendosjen”, ka deklaruar ai në ‘Pressing’.

Tutje, sipas Krasniqit LDK’ja duhet ta ketë fokusin më të madh në kryeqytet, meqë sipas tij, qeverisja e mirë në këtë komunë do ua sjellte rezultatin në zgjedhjet qëndrore.

“LDK është Prishtina gara më e madhe, ndoshta 80% të energjisë ta koncentrojnë në mënyrë që ta rikthejnë. Nëse qeverisin mirë në Prishtinë, ata dërgojnë një mesazh të mirë për lidershipin e ri të partisë. Peja po ashtu është me rëndësi për LDK’në që ta mbajë atë komunë. Lipjani është me rëndësi për LDK’në, meqë është një prej kryetarëve që ka premtu më shumë, ka zbatu më shumë”, ka shtuar tutje ai.

Ndërkaq, për PDK’në ka thënë se beteja kryesore e tyre duhet të jetë në Komunën e Prizrenit dhe atë të Ferizajt.

Deri më tani, të gjitha subjektet kryesore politike i kanë zyrtarizuar disa nga kandidaturat për zgjedhjet lokale. Vetëvendosja është i vetmi grupacion politik që nuk ka bërë publike ndonjë kandidat për zgjedhjet në nivel lokal.

Vetura godet këmbësorin në Barilevë të Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të një automjeti dhe një këmbësori që ka ndodhur sonte rreth orës 19:30, në fshatin Barilevë të Prishtinës.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit këmbësori i moshës 22 vjeç, ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 19:30, në fshatin Barilevë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori i moshës 22 vjeç ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal.

Rama: Mbërrijnë në Shqipëri edhe 11.700 vaksina Pfizer

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se sonte në aeroportin e Rinasit ka arritur dërgesa e radhës prej 11.700 vaksinave të kompanisë Pfizer.

“Sapo kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11.700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858.750 sasinë e vaksinave antiCOVID të mbërritura në Shqipëri”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai ka thënë se deri tani numri i qytetarëve të vaksinuar me Pfizer ka shkuar në 776.461 për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fushatën e vaksinimit, drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit.

​Një gotë qumësht në ditë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Periskopi.com Shëndeti

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse ky organ, shumë i rëndësishëm, është në rrezik. 

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të bëni gjithçka që mundeni për të parandaluar zhvillimin e sëmundjes së zemrës. Ju mund ta arrini këtë duke ndryshuar disa zakone të jetës që mund të rrezikojnë shëndetin tuaj të zemrës.

Një studim i botuar së fundmi zbuloi se pirja e një gote qumësht çdo ditë mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së zemrës. Një studim i botuar në International Journal of Obesity zbuloi se pirja e qumështit në baza ditore është shumë e mirë për zemrën.

Studimi përfshiu rreth dy milionë të anketuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar dhe studiuesit zbuluan se të anketuarit që pinin të paktën një gotë qumësht në ditë kishin një rrezik prej 14 për qind më të ulët të zhvillimit të sëmundjes së zemrës, raporton Best Life.

Përveç kësaj, konsumi i rregullt i qumështit gjithashtu nuk do të rrisë kolesterolin, dhe sipas Klinikës Mayo, kolesteroli i lartë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Por, megjithëse qumështi më parë konsiderohej të kishte një nivel të lartë të kolesterolit të qumështit, një studim i ri tregoi se njerëzit që pinë qumësht rregullisht kanë kolesterol të ulët dhe të mirë dhe të keq.

Produktet e tjera të qumështit mund të jenë të mira për zemrën tuaj. Një studim i vitit 2018 i botuar në revistën The Lancet përfshiu 136.000 të anketuar nga 21 vende për një periudhë nëntëvjeçare dhe u tregua se konsumi ditor i produkteve të qumështit është i mirë për shëndetin e zemrës.

Sipas studimit, më shumë se dy porcione të produkteve të qumështit në ditë shoqërohen me një rrezik 22 për qind më të ulët të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare. Për shembull, nëse pini një gotë kos në ditë, rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të zemrës është 10 për qind më i ulët.

Departamenti i Bujqësisë i SHBA rekomandon që të rriturit të konsumojnë tre porcione produkte qumështi në ditë. Do të ishte ideale të konsumoni produkte qumështi me pak yndyrë ose ato që kanë një përmbajtje të ulët yndyre, sepse produkte të tilla sigurojnë lëndë ushqyese kryesore pa yndyrë shtesë.

Nëse për ndonjë arsye nuk doni të konsumoni produkte qumështi, ministria deklaron që dieta juaj duhet të jetë e larmishme dhe e pasur me proteina, kalcium, kalium, magnez, vitaminë D dhe vitaminë A.

Real Madridi dëshiron rikthimin e ish-trajnerit në “Santiago Bernabeu”

Periskopi.com Sporti

Real Madridi është duke kërkuar një trajner të ri, pas shkarkimit të Zinedine Zidanes.

Los Blancos nuk ishin të kënaqur me trajnerin francez, andaj vendosën që t’i ndajnë rrugët edhe një herë.

Tani, Cadena Cope raporton se Real Madridi e shikon mundësinë e rikthimit të Carlo Ancelottit në krye të skuadrës.

Ishte pikërisht italiani që e rikthye trofeun e Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu, pas afro dhjetë vitesh.

Andaj, Florentino Perez beson se trajneri aktual i Evertonit mund ta rikthejë sërish trofeun në Madrid, mirëpo fillimisht duhet të arrij marrëveshje me klubin anglez.

Në listën e Real Madridit është edhe Antonio Conte, një tjetër italian, mirëpo ish-trajneri i Interit është një njeri i pa kompromis dhe kërkon t’i ketë të gjitha punët në duart e tij rreth skuadrës.

Andaj, opsion më i mirë për ta mbetet Ancelotti edhe pse një lëvizje mund të bëhet edhe për Joachim Low, që pas Euro 2020 largohet nga Gjermania.