Edhe Finlanda ndihmon Ukrainën me armë dhe municion

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka njoftuar se ky shtet do të ndihmojë Ukrainën me armë dhe municion.

Ndihma përfshin 2500 pushkë, 150.000 plumba, 1500 armë antitank dhe 70.000 pako ushqimore.

Ministri i Mbrojtjes i Finlandës,  Antti Kaikkonen, tha se armët antitank mund të përdoren për të luftuar mjetet e blinduara.

Finlanda e cila ndanë kufirin me Rusinë nuk është pjesë e NATO’s.

Presidenti finlandez Sauli Niinisto, ditë më parë tha se nuk po mendojnë t’i bashkohen aleancës veri-atlantike.

Rusia tha të premten se Moska do të duhet të kundërpërgjigjet nëse Suedia dhe Finlanda vendosin të bëhen anëtare e NATO’s.

Putinit po i kushton lufta në Ukrainë, rubla ruse gati barazohet me lekun shqiptar

Periskopi.com Lajme

Rubla ruse gati barazohet me lekun shqiptar.

Rubla ruse ka arritur nivelet më të ulëta në historinë e saj.

Duket se vendimi i presidentit rus Vladimir Putin, për të hyrë në luftën me Ukrainën po i kushton shumë ekonomisë ruse.

Fillimisht rubla kishte rënë sapo filloi lufta, ndërsa tani me sanksione ajo po vazhdon të humb vlerë.

Për momentin, 1 euro e ka vlerën e rreht 117 rublave, ndërsa 1 euro konvertohen në 121 lek.

Kurse një rubël për momentin e ka vlerën 1.04 lek.

Biden zhvillon një telefonatë me të gjithë liderët perëndimorë

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtur një telefonatë me aleatët perëndimorë për të diskutuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës, shkruan BBC.

Thirrjes iu bashkuan kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi, kryeministri i Japonisë Fumio Kishida, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, Presidenti i Polonisë Andrzej Duda, Presidenti rumun Klaus Iohannis dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.

Ne do t’ju sjellim më shumë detaje nga telefonata kur sapo të ketë raportime.

Euroleague përjashton klubet ruse nga gara

Periskopi.com Lajme

EuroLeague pas mbledhjes që u zhvillua në të njëjtën ditë mori vendim që t’i përjashtojë ekipet ruse nga EuroLeague dhe EuroCup.

Klubet e suspenduara janë CSKA Moska, UNICS Kazan, Zenit Shën Petersburg, Lokomotiv Kuban dhe Krasnodar).

“Nëse situata nuk evoluon në mënyrë të favorshme, të gjitha ndeshjet e sezonit të rregullt kundër ekipeve ruse do të anulohen për të konfiguruar tabelën e ligës”, thuhej në njoftim.

Euroleague Basketball dhe klubet e saj riafirmojnë angazhimin e tyre të vendosur për paqen, kundër çdo akti dhune apo lufte, dhe do të vazhdojnë të përdorin zërat e tyre për të promovuar respektin, përfshirjen dhe diversitetin.

Ukraina ka një ofertë për ushtarët rus: Vdekje ose 5 milionë rubla nëse dorëzohen

Periskopi.com Lajme

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës Oleksi Reznikov, ka publikuar oferëtn e Ukrainës për ushtarët rusë që janë futur brenda territorit të shtetit ukrainas.

Rusia ka pushtuar një pjesë të territorit të Ukrainës në një lëvizje që është dënuar nga e gjithë bota demokratike. Mirëpo ukrainasit i kanë bërë ballë deri më tani sulmeve të autoritarit Putin dhe tani ka edhe një ofertë për rusët.

“Ne u ofrojmë ushtarëve rusë një zgjedhje: Të vdesin në një luftë të padrejtë ose një amnisti të plotë dhe 5 milionë rubla si kompensim. Nëse do të dorëzojnë armët dhe do të dorëzohen vullnetarisht”, ka shkruar Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës në një postim në Facebook.

Ndryshe, Takimi disa-orësh mes Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar, ndërsa një zyrtar i presidencës ukrainase, i angazhuari për komunikim me publikun, ka treguar shkurtimisht “frytin” e diskutimeve.

Ai ka thënë se bisedimet kanë qenë të vështira dhe se pala ruse nuk është e penduar nga ajo që ka shkaktuar.

“Negociatat janë të vështira. Sidoqoftë, pa ndonjë ultimatum të detyrueshëm, tashmë. Fatkeqësisht, pala ruse është akoma ekstremisht e anshme në lidhje me proceset shkatërruese që ka nisur”, ka shkruar Mykhailo Podoliak, këshilltar i Shefit të Stafit të Presidentit ukrainas.

Derisa po zhvilloheshin bisedimet mes palës ruse dhe asaj ukrainase, Rusia ka kryer një sulm raketor në qytetin e Kharkivit, ku u raportua se janë vrarë disa civilë dhe janë lënduar mira të tjera.

Ndërkaq, derisa diskutimet mes palëve po zhvilloheshin, edhe Ukraina ka lajmëruar se presidenti i saj, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Qytetarët i ‘kap paniku’ për miell

Periskopi.com Lajme

Hamdi Jupolli, 62-vjeçar nga Prishtina, të dielën, më 27 shkurt, siguroi 100 kilogramë miell në një nga fabrikat e miellit në qytetin e Podujevës. Dhe, ai nuk ishte i vetmi.

“Në mulli ka pasur kolona të gjata të veturave që kanë pritur që të furnizohen me miell. Frikësohem edhe nga lufta, por edhe për shkak të mundësisë së mungesës së këtij produkti në treg dhe rritjes së çmimit”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Blerja dhe krijimi i rezervave të produkteve ushqimore është një dukuri që po manifeston frikën dhe panikun e krijuar te disa qytetarë të Kosovës pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Mielli duket se është produkti më i kërkuar. Vitrinat e disa dyqaneve ku shitet ky produkt, duken të zbrazura.

Jupolli, i cili punon në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, pret që të ketë rritje të çmimit të produkteve për shkak të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Edhe Miradije Ukshini, mbi të 60-tat, e cila jeton me dy fëmijët e saj në një lagje të Prishtinës, thotë se ka blerë miell, vaj dhe sheqer si rezerva për një kohë më të gjatë.

“I kam blerë 25 kilogramë miell, 16 euro kanë kushtuar. Nuk e di sa ka qenë më herët, për shkak se vazhdimisht kam blerë vetëm nga 5 kilogramë. I kam rezervuar sepse po frikësohem nga lufta. E kemi përjetuar një herë dhe situata atje [në Ukrainë] ka ngjallur frikë. Edhe çmimi po thonë se do të rritet”, thotë Ukshini.

Ndërkaq Hazbija, me profesion kontabiliste, po pret që ta marrë pagën për këtë muaj, në mënyrë që të mund të blejë gjëra ushqimore që t’i ketë si rezerva.

“Nesër, më 1 mars, po shpresoj që të dal të blej dy thasë miell, vaj…disa gjëra tjera i kam siguruar. Po, do ketë rritje të çmimeve, por edhe lufta… po frikësohem shumë sepse Kosova nuk është anëtare e NATO-s”, thekson ajo.

Për kërkesën e madhe për miell në dy ditët e fundit flasin edhe nga fabrika e miellit “Grunori” në Skenderaj, por edhe qytetarët nga Dragashi.

Musa Gashi, pronar i fabrikës “Grunori”, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë tha se aktualisht situata është më e qetë dhe nuk ka kërkesa të mëdha. Ai shton se fabrika e tij ka miell të mjaftueshëm për qytetarët e rajonit të Skenderajt deri në fushatën e korrjes së grurit në muajin korrik.

“Jemi duke bashkëpunuar me furrat e bukës që atyre t’iu sigurojmë miell në mënyrë që mos të krijohet ndonjë panik i panevojshëm te qytetarët”, thotë Gashi.

“Nuk ka nevojë për panik”

Kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu, konsideron se nuk ka nevojë për panik, pasi sipas tij, Kosova nuk është e varur nga Ukraina sa i përket këtij produkti.

Zejnullahu është pronar i fabrikës së miellit “Thesari” në Komunën e Kllokotit. Sipas tij, 100 kilogramë miell shitet për 44 euro dhe aktualisht nuk ka ndonjë ngritje të çmimeve.

“Kjo është vetëm një eufori e qytetarëve që duhet të sigurohet mielli”, thekson ai.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, vitin e kaluar 68,000 hektarë tokë ka qenë e kultivuar me kulturën e grurit. Me këtë sasi, sipas kësaj ministrie, Kosova mund të plotësojë 65 për qind të nevojave të popullatës me ushqim.

Pjesa tjetër importohet nga shtetet e ndryshme të rajonit dhe Bashkimit Evropian. Vetëm për dy vjet, nga shtete të ndryshme të rajonit dhe Evropës, Kosova ka importuar miell dhe grurë në vlerë prej mbi 63.5 milionë euro. Serbia, Hungaria, Kroacia dhe Austria janë vendet që kanë importuar sasi më të mëdha të grurit dhe miellit vitin e kaluar në Kosovë.

Gjatë vitit 2020, Kosova ka importuar nga Ukraina miell dhe grurë në vlerë prej 28 mijë euro, konfirmuan nga Dogana e Kosovës. Ndërkaq, për vitin 2021 nuk ka të dhëna për importe nga Ukraina.

Ukraina llogaritet të jetë një prej eksportuesve më të mëdha të miellit në botë.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, më 26 shkurt tha se “shoqatat e mullisëve dhe kultivuesit e grurit e kanë siguruar Qeverinë” që ka furnizime dhe se “për tre muaj deri në gjashtë muaj popullata jonë nuk ka nevojë të brengoset”.

Ajo shtoi se në rast nevoje, Kosova ka kanale jashtë vendit dhe mund të sigurojë rezerva shtesë.

UEFA prish marrëveshjen e sponzorizimit me Gazpromin e Rusisë

Periskopi.com Sporti

UEFA ka njoftuar se ka prishur marrëveshjen e sponzorizimit me Gazpromin e Rusisë.

Kjo vjen si ndëshkim për luftën që Rusia e ka nisur në Ukrainë.

Para pak minutash, FIFA dhe UEFA njoftoi se e kanë suspenduar Rusinë nga të gjitha garat, ndërsa si ndëshkim tjetër ishte prishja e sponzorizimit të UEFA-s me Gazpromin.

Kështu, UEFA humb dhjetëra miliona euro nga kjo marrëveshje e cila u nënshkrua vitin e kaluar dhe kishte afat deri në vitin 2024.

Përveç UEFA-s, marrëveshjen e sponzorizimit me Gazpromin e ka prishur edhe ekipi gjerman, Schalke 04.

Shpërthimet goditin parkun e makinave në Kharkov

Periskopi.com Lajme

Pamje të tmerrshme tregojnë shpërthime në një park makinash në Kharkov të Ukrainës.

Qyteti është shënjestruar me granatime të forta që nga mëngjesi i sotëm.

VIDEO

FIFA dhe UEFA pezullojnë klubet dhe kombëtaret ruse nga të gjitha garat

Periskopi.com Sporti

FIFA dhe UEFA kanë pezulluar të gjitha klubet dhe kombëtaret ruse nga të gjitha garat e tyre pas pushtimit të Ukrainës, përcjell Periskopi.

Gjigantët e futbollit thanë se pezullimi do të jetë në fuqi “deri në njoftimin e mëtejshëm”.

“Këto vendime janë miratuar sot nga Byroja e Këshillit të FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, përkatësisht organet më të larta vendimmarrëse të të dy institucioneve për çështje të tilla urgjente”, thuhet në komunikatën e FIFA-s.

“Futbolli është plotësisht i bashkuar këtu dhe në solidaritet të plotë me të gjithë njerëzit e prekur në Ukrainë.

“Të dy presidentët shpresojnë se situata në Ukrainë do të përmirësohet ndjeshëm dhe me shpejtësi, në mënyrë që futbolli të mund të jetë sërish një vektor për unitet dhe paqe mes njerëzve”.

Pas takimit me Rusinë, vjen reagimi i parë nga presidenca ukrainase

Periskopi.com Lajme

Takimi disaorësh mes Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar, ndërsa një zyrtar i presidencës ukrainase, i angazhuari për komunikim me publikun, ka treguar shkurtimisht “frytin” e diskutimeve.

Ai ka thënë se bisedimet kanë qenë të vështira dhe se pala ruse nuk është e penduar nga ajo që ka shkaktuar.

“Negociatat janë të vështira. Sidoqoftë, pa ndonjë ultimatum të detyrushëm, tashmë. Fatkeqësisht, pala ruse është akoma ekstremisht e anshme në lidhje me proceset shkatërruese që ka nisur”, ka shkruar Mykhailo Podoliak, këshilltar i Shefit të Stafit të Presidentit ukrainas.

Derisa po zhvilloheshin bisedimet mes palës ruse dhe asaj ukrainase, Rusia ka kryer një sulm raketor në qytetin e Kharkivit, ku u raportua se janë vrarë disa civilë dhe janë lënduar mira të tjera.

Ndërkaq, derisa diskutimet mes palëve po zhvilloheshin, edhe Ukraina ka lajmëruar se presidenti i saj, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Një shpërthim i fuqishëm trondit Kievin

Periskopi.com Lajme

Para pak minutash është parë një shpërthim i madh në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, raporton Sky News, përcjell Periskopi.

Në video dëgjohen edhe sirenat që kanë kapluar qytetin.

Më poshtë keni videon:

 

Bislimi: Sanksionet e vendosura nga Qeveria e Kosovës do ta dobësojnë fuqishëm Moskën

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova është duke i përcjellur me shqetësim ngjarjet në Ukrainë.

“Qeveria e Kosovës është tej masë e shqetësuar për zhvillimet në konfliktin e Ukrainës inovazioni synuar tregon se ku qojnë ambicet e shteteve të pa konsilduara”, ka thënë Bislimi.

Bislimi duke folur për sanksionet e vendosura tha se do ta dobësojnë Rusinë.

“Sanksionet e e vendsura nga BE dhe SHBA e të cilave i është bashkangjitur edhe Qeveria e Kosovës besoj se do ta dobësojnë fuqishëm Qeverinë e Moskës dhe ndikojnë në tërheqjen e tyre nga planet për Ukrainën”, tha Bislimi.

 

Përfundon takimi Ukrainë-Rusi

Periskopi.com Lajme

Pas pesë orë diskutimesh, ka përfunduar takimi mes ekipeve të Rusisë dhe të Ukrainës.

Bisedimet mes ekipit negociues të Ukrainës dhe atij të Rusisë, që po zhvilloheshin në kufirin e Bjellorusisë, kanë përfunduar. Kështu raporton the Guardian, duke e cituar një agjenci ruse të lajmeve.

Takimi ka nisur në mesditë, ndërsa palët aty hynë “pa parakushte”.

Derisa këto negociata po zhvilloheshin, u raportua se Rusia sulmoi me anë të një sulmi raketor, qytetin ukrainas, Kharkiv.

Ndërkaq, presidenti ukraians, Volodymyr Zelensky, nënshkroi aplikimin për anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Zelensky nënshkruan aplikimin që Ukraina të anëtarësohet në BE

Periskopi.com Lajme

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar aplikimin që Ukraina të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Kujtojmë se në lidhje me këtë, Zelensky ka biseduar edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von de Leyen.

De Leyen ka thënë se blloku perëndimor do të vazhdojë me miratimin e anëtarësimit të Ukrainës në BE të hënën.

Zvicra nuk është më neutrale, ia ngrinë asetet Putinit e Lavrovit

Periskopi.com Lajme

Zvicra, një destinacion i preferuar i oligarkëve rusë, ka lënë anash traditën e saj si vend neutral dhe ka njoftuar se do të adobtojë sanksionet tashmë të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Pas mbledhjes së qeverisë, presidenti i Zvicrës, Ignazio Cassis tha se vendi i tij menjherë do t’i ngrijë asetet e presidentit rus, Vladimir Putin, kryeministrit rus, Mikhail Mishustin, ministrit të jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, si dhe 367 invidëve të sanksionuar nga BE javën e kaluar.

Në një deklaratë, qeveria zvicërane tha se ajo do t’i implementoj sanksionet në koordinim me Bashkimin Evropian, duke shtuar se këto sanksione janë ‘sanksione parimisht të mira dhe financiare’.

 

Ambasadori rus në OKB: Ukraina është përgjegjëse për situatën aktuale

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i Rusisë, Vassily Nebenzia në OKB ka thënë se Ukraina është përgjegjëse për krizën aktuale, përcjell Periskopi.

“Rrënja e krizës aktuale qëndron në veprimet e vetë Ukrainës. Për shumë vite ajo sabotoi dhe shpërfilli detyrimet e saj të drejtpërdrejta sipas marrëveshjes së Minskut. Vetëm kohët e fundit kishte një shpresë se në Kiev ata do të rishqyrtonin dhe se ata me të vërtetë do të pajtoheshin me atë që nënshkruan në 2018.” ” tha Nebenzia.

Ai shtoi se Ukraina nuk kishte qenë e gatshme të përfshihej në dialog dhe t’i jepte status të veçantë Donbasit.

“Kjo definitivisht na bindi për faktin se ne nuk kemi më të drejtë të lejojmë që banorët e Donbasit të vuajnë më tej”.

“Veprimet ruse po shtrembërohen dhe pengohen, numri i falsifikimeve është marramendës, me mediat dhe rrjetet sociale që i përhapin këto gënjeshtra”, përfundoi ai.

Putini i prezanton Macronit tri kushte për zgjidhjen e situatës në Ukrainë

Periskopi.com Lajme

Përderisa negociatat mes rusëve dhe ukrainasve ende po vazhdojnë  në Bjellorusi, në kufirin me Ukrainën, presidenti rus Vladimir Putin ka pasur një bisede me homolgun e tij francez, Emmanuel Macron.

Putin i prezantoi Macron-it kushtet për zgjidhjen e situatës në Ukrainë:

– Çmilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës.
– Statusi i saj neutral.
– Njohja e Krimesë ruse nga Kievi.

Në këmbim, Macron i shprehu Putinit shpresën për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit të Ukrainës përmes dialogut dhe negociatave me Kievin.

Sipas televizionit francez, biseda mes dy presidentëve ka zgjatur një orë e gjysmë.

Delegacioni ukrainas në negociatat kërkon tërheqjen e të gjitha trupave ruse, përfshirë ato nga Krimea dhe Donbasi – thotë këshilltari i kreut të zyrës presidenciale Arestovich.

Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës nisën sot ku delegacionet u pritën nga Vladimir Makei, kreu i administratës së presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

“Ju mund të ndiheni plotësisht të sigurt. Është detyra jonë e shenjtë!”, tha Makei, raporton Parlamenti i Ukrainës.

 

BE i ndihmon Ukrainës t’i gjejë trupat ruse përmes satelitit? Kjo do ta nervozojë shumë Moskën

Periskopi.com Lajme

Bashkimi Europian i ka kërkuar qendrës së saj satelitore në Madrid, që t’i ofrojë informacion inteligjent Ukrainës për lëvizjet e trupave ruse, ndërsa vendet Unionit janë shprehur edhe më të vendosura, që ta rrisin ndihmën e tyre ushtarake për Ukrainën.

Kështu ka bërë të ditur Kryediplmoati europain, Josep Borell, në një konferencë për media, ku ka thënë se sanksionet e BE’së ndaj Rusisë do t’i kushtojnë edhe vetë Europës.

“Por ne duhet të jemi të gatshëm të paguajmë çmimin, ose do të paguajmë çmim më të lartë në të ardhmen” ka thënë ai.

“Relacionet me Rusinë nuk do të përcaktoghen në të ardhmen nga tregtia” ka shtuar Borell

Putin pajtohet në tri pika kyqe, nuk do të sulmojë civilët

Periskopi.com Lajme

Presidenti rus, Vladimir Putin, është pajtuar të angazhohet në disa pika kyqe rreth mbrojtes së civilëve gjatë një bisede me homolgun e tij francez, Emmanuel Macron, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Presidenti francez bëri thirrje emergjente që Putin të ndal sulmet ndaj civilëve, të ruaj infrastrukturën civile dhe të ruaj qasjen rrugore.

Bëhet e ditur se Putin ka konfirmuar gatishmërinë e tij për pajtim në tri pikat e cekura, sipas presidencës franceze.

 

BMW vjen me risi familjare

Para fillimit të shitjes së serisë së re 2, BMW ka publikur një fotogaleri të pasur të modelit të vet të ri.

Periskopi.com Tech & Auto

Historia e serisë 2 të BMW’së është plot kundërthënie. Më shumë se një dekadë më parë BMW ishte fuqishëm kundër modelit mini kompakt (MPV), sepse besonte se një model i tillë do t’ia prishte harmoninë e modeleve ekzistuese. Disa vjet më vonëë  emgjithatë e lacoi një MPV, bashkë me disa modele tjera ‘të ngitura’.

Seria 2 u shfaq në dy versione, e më vonë, përkundër ridizajnimeve, shitja e BMW’së së vetme që ngrihte me rrota të përparme filloi të fundosej. U diskutua gjatë për tërheqjen e modelit, por pas ardhjes së B-klasës së Mercedesit, Seria 2 u ringjall me edhe një version të ri.

Pas shfaqjes të modeleve të llojllojshme të modeleve crossover,mund të thuhet se ky model i BMW’së megjithatë meriton lëvdata. Ende mbetet koncepti i automjetit më praktik në treg, veçanërisht për familjet me fëmijë të vegjël. I falet maska e stërmadhe e përparme, sepse të gjitha tjerat janë në rregull.

Seria 2 e re e ofron një motor me naftë (218d/150 KF), dy hibridë plug-in (225e/245 KF dhe 230e/326 KF dhe katër motorë me benzin, ku më i forti (223i/218 KF) ngreh me të gjitha rrotat. Përveç tij, janë edhe ata 220i dhe 223i, ndërkohë ai 218i ofrohet edhe me një motor elektrik – në formë të një hibridi të butë.

Çmimet në Gjermani fillojnë nga 35,100 euro për modelin më të dobët 218i. Modelet dizell ndërkaq fillojnë nga 38,900 euro, kurse hibridi plug-in nga 43,950 euro.