21 vjeçari shqiptar vdes në vendin e punës në Kroaci, ra nga 20 metra lartësi

Periskopi.com Lajme

Një 21 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës në Kroaci.

Ngjarja ka ndodhur  në kompleksin industrial të ish-uzinës Dalit në Daruvar, ku i riu ka rënë nga një lartësi prej rreth 20 metrash.

Sipas mediave kroate, aksidenti është raportuar në polici pak para orës 07:30, ndërsa në terren janë policia dhe inspektori i sigurisë në punë dhe avokati i shtetit, shkruan abcnews.al.