214 raste aktive me koronavirus në Kosovë

214 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Edhe pas konfirmimit të asnjë rasti të ri pozitiv me koronavirus brenda 24 orëve të fundit dhe katër personave të shëruar, po vazhdon të ketë qindra raste aktive pozitive me Covid-19 në vendin tonë.

Sot nuk u rrit numri i të infektuarve, lajmi më i mirë ky që nga 13 marsi kur edhe filloi të përhapet pandemia Covid-19 në Kosovë.

Mirëpo, një fakt tjetër i rëndësishëm i cili tregon nëse situate është duke u përmirësuar është edhe numri aktiv i rasteve pozitive, e që në vendin tonë vazhdon të jetë mbi shifrën 200.

Ashtu siç u bë e ditur sot nga IKSHPK, edhe 214 raste vazhdojnë të jenë aktive me Covid-19 në Kosovë.

“Sot janë shëruar 4 persona dhe deri më sot numri i përgjithshëm i të shëruarve është 789 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 24 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Shpërndaje në: