Momenti kur Trump ngatërron makinën presidenciale me një tjetër (Video)

Duket se presidenti amerikan Donald Trump ishte paksa i hutuar në momentin që po zbriste nga nga aeroplani presidencial Air Force One, pasi ngatërroi makinën presidenciale me një tjetër.
Edhe pse e kishte atë që quhet ndryshe “Bisha” para shkallëve të aeroplanit ai në një moment hutohet dhe vazhdon rrugën drejt një automjeti tjetër.
Presidenti sapo u ul në bazën ajrore Andreës në Washington, pasi fundjavën e kaluar e kishte kaluar në klubin e tij të golfit në Bedminster në New Jersey.
Por, pasi e panë se i pari i Shtëpisë së Bardhë ishte hutuar dhe nuk po e gjente veturën, një agjent i Shërbimit Sekret detyrohet që ta udhëzoj drejt veturës tetë tonëshe të tipit Cadillac. /albeu.com/
I swear to God Trump is sundowning.
Here he is, confused, wandering away from his limo.
He had to be redirected.#25thAmendmentNow pic.twitter.com/0ZZOMTMd1k— Holly O’Reilly (@AynRandPaulRyan) July 4, 2017