Shkarkimi i Shemsi Hazirit në raportin e Freedom House, Ymeri: Keqpërdorim flagrant i pozitës politike për ta penguar drejtësinë

Shkarkimi i Shemsi Hazirit në raportin e Freedom House, Ymeri: Keqpërdorim flagrant i pozitës politike për ta penguar drejtësinë

Në korrik të vitit të kaluar Shemsi Haziri ishte shkarkuar nga pozita e shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve (ish-Task Forcës kundër korrupsion), brenda Policisë së Kosovës. Për shkarkimin e Hazirit nuk është dhënë asnjë arsye deri më tani. E vetmja gjë që dihet është se Haziri udhëhiqte hetimet ndaj ambasadorit, Martin Berishaj dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, shkruan Periskopi.

Një gjë e tillë është evidentuar edhe në raportin e fundit të “Freedom House” për Kosovën. Ani pse nuk i referohet me emër raporti lë të kuptohet se bëhet fjalë pikërisht për këtë rast.

 

 

 

Lidhur me shkarkimin e Shemsi Hazirit nga kjo pozitë dhe evidentimin e tij në raportin e “Freedom House”, analisti Visar Ymeri, ka thënë për Periskopin se konstatime të tilla janë shumë të dëmshme për Kosovën, sepse e pasqyrojnë si një shtet jashtëzakonisht jo demokratik. Sipas Ymerit, ky rast duket të jetë keqpërdorim flagrant i pozitës politike për ta penguar drejtësinë.

 

“Gjëja e parë e rëndësishme është të theksohet se ky rast duket të jetë keqpërdorim flagrant i pozitës politike për ta penguar drejtësinë. Sepse shkarkimi i z. Haziri është bërë me qëllim të pengimit të procesit të hetimeve. Është një gjë që qeveria të besoj në pafajësinë e personave të emëruar nga ajo.”-tha ai.

Ymeri thotë se kur këto shkelje konstatohen nga Departamenti i Shtetit, paraqesin atë se si ShBA e shohin Kurtin dhe qeverisjen e tij dhe duhet të merret seriozisht nga Qeveria.

Ama është shkelje e rëndë nëse përdoret pozita zyrtarë për ta penguar hetimin. Dhe duhet ndëshkuar si e tillë. Kur këto gjëra, shkelje, konstatohen nga Department i Shtetit, një raport i tillë sigurisht që e përcakton edhe atë se si ShBA e shohin qeverisjen dhe Kryeministrin Kurti. Mendoj që këto gjetje të raportit duhet të merren shumë seriozisht nga qeveria, por edhe ne si taksapagues e votues në këtë Republikë. Shtoja kësaj pastaj edhe konstatimin tjetër shumë të rëndë, i cili thotë që Qeveria nuk ka vullnet për respektimin e të drejtave të njeriut. Konstatimet e tilla janë shumë të dëmshme për Kosovën sepse ravijëzojnë një pasqyrë për Kosovën si shtet jashtëzakonisht jo demokratik.”-tha Ymeri për Periskopin.

Kujtojmë se këtë javë përveç Freedom House, raport për Kosovën ka publikuar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Të dyja raportet kanë evidentuar raste të shumta të korrupsionit në Qeverinë e Kosovës, të cilat u pasuan me reagime të shumta në opinion./ALBINA ZARIQI-PERISKOPI

Raporti i “Freedom House”, Ymeri: Kurti ka nisur gjueti shtrigash ndaj gjyqësorit në mbrojtje të personave nën hetime, Kosova po pasqyrohet si shtet jo demokratik

Raporti i DASh: Raportime të shumta për korrupsion në Qeverinë e Kosovës

Shkarkimi i shefit të hetimeve që po merrej me Berishajn e Krasniqin përmendet në raportin e “Freedom House”

 

 

Shpërndaje në: