27 aeroplanë luftarakë kinezë prekin hapësirën ajrore të Tajvanit

27 aeroplanë luftarakë kinezë prekin hapësirën ajrore të Tajvanit

Dhjetra aeroplanë luftarakë kinezë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Tajvanit, fare pak pasi Nancy Pelosi u largua nga vendi pas vizitës diplomatike që ngjalli reagime dhe kërcënime të shumta nga Pekini, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.

Në total, 27 aeroplanë, përfshirë 16 aeroplanë luftarakë rusë Su-30 prekën zonën e cila nga Taipei shihet si masë mbrojtëse. Inkurzioni vie në kohën e manovrave të mëdha luftarake nga Kina që do të zgjasin deri të dielen, ushtrime të cilat do të rrethojnë ishullin përgjatë ujërave të tij territorial.

Gjeneralët nga Taipei reaguan ndaj kërcënimeve nga Pekini, duke thënë se nuk dëshirojnë luftë me Kinën, por që as “nuk do të përkulen para saj”. “Ne jemi të vendosur për të ruajtur sovranitetin tonë, lirinë dhe demokracinë”, thanë ata në një njoftim, ku poshtë tij postuan aeroplanë luftarakë, nëndetëse, helikopterë të luftës dhe luftëanije.

“Ne nuk i frikësohemi kërcënimeve. Nuk jemi të etur për një luftë, por as nuk qëndrojmë duarkryq ndaj saj. Ne kemi kapacitetet për të ruajtur lirinë dhe demokracinë e rajonit tonë”, janë shprehur gjeneralët.

Xi Jingping ka reaguar ashpër pas vizitës së Pelosit, vizitë që erdhi disa javë para se që lideri kinez pritet të fitojë mandatin e tij të tretë si lider i Kinës në kongresinë e partisë së tij./Periskopi/

Shpërndaje në: