27 minuta: Suedia shënon një gol, tifozët e saj indimidues në Stockholm

27 minuta: Suedia shënon një gol, tifozët e saj indimidues në Stockholm

Kosova ka filluar ndeshjen me Suedinë me një lojë mbrojtëse ndaj kombëtares skandinave.

Kombëtarja jonë ka realizuar të paktën dy dalje deri tash të rrezikshme për portën suedeze. Sidoqoftë, Suedia ka kontrollin e lojës.

Është Suedia që ka prodhuar edhe rastet më të mira, dhe sulmuesit e saj duken mjaft në formë.

Në daljen më të rrezikshme, Rashica ia doli të depërtonte deri në zonën e rreptësisë por nuk u tregua i rreptë. Në vend se të çante përpara, Rashica u ndal dhe thjesht krosoi drejt zonës pasi humbi disa sekonda.

Për më tepër, Fidan Aliti është ndëshkuar me karton të verdhë për shkak të një ndërhyrjeje.

Në minutën e 25, u desh konsultimi i VAR për të parë nëse kishte penalti për kombëtaren e Suedisë që të shënonte kjo kombëtare me anë të Emil Forsberg.

Duhet thënë që tifozët e Suedisë duken shumë të zhurmshëm dhe intimidues gjatë këtij takimi./Periskopi 

Shpërndaje në: