3 javë pushime ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

3 javë pushime ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Pushimet bëjnë mirë dhe janë të domosdoshme dhe për këtë nuk ka dyshime. Por së fundmi një studim i mirëfilltë mbi këtë fushë ka nxjerrë në pah faktin se duhen më tepër se 3 javë pushime në vit, kohë e cila redukton 37 % rrezikun e vdekjes.

Kërkimi finlandez është prezantuar në Kongresin Europian të Kardiologjisë dhe së shpejti do të publikohet edhe në revistën shkencore The Journal Of Nutrition, Health and Aging.

“Nuk mjafton vetëm një stil jetese i shëndetshëm për të kompensuar orët e tepërta të punës dhe mungesën e pushimeve”, theksojnë ekspertët e Universitetit të Helsinkit.

Sipas tyre, pushimet që zgjasin me tepër se 3 javë kanë një efekt shumë të fuqishëm antistres dhe mbrojtës për shëndetin fizik e mendor.

Studimi është kryer për dhjetë vjet dhe është vëzhguar jeta e rreth 1300 meshkujve që siç dihet, janë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve kardiovaskulare se femrat.

Ka rezultuar se pushimet e gjata, por jo të pafundme sigurisht, ulin ndjeshëm rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, por edhe të stresit psikologjik, si dhe ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe produktivitetit në punë.

Shpërndaje në: