4 të vdekur dhe 502 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

4 të vdekur dhe 502 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 502 raste të reja me koronavirus nga 5991 testime, ndërsa 4 persona të tjerë kanë humbur betejën me sëmundjen e rrezikshme.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë 173 sosh, pasuar nga Fieri me 74, Shkodra 31, Durrësi 29, Kavaja 24, Vlora 22 etj.

Janë 12.108 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 147 pacientë, nga të cilët 17 në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 një qytetare 55-vjeçe nga Lezha, një qytetar 72-vjeç nga Lushnja, një qytetar 72-vjeç nga Peqini dhe një qytetar 78-vjeç nga Shkodra.

393 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 136.872.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 151.499 raste, prej tyre 136.872 janë shëruar, 12.108 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2.519 pacientë.

Shpërndaje në: