41 mijë pensionistë s’u lajmëruan si të gjallë, mund të mbesin pa para

41 mijë pensionistë s’u lajmëruan si të gjallë, mund të mbesin pa para

Mbi 41 mijë persona nuk janë paraqitur ende në sportelet e Departamentit të Pensioneve për të vazhduar pensionin.

Këtë statistikë e dha Skënder Asllani, zëvendësdrejtor i këtij sektori.

Sipas tij, nëse deri të premten nuk paraqiten atëherë më s’do të ketë para për ta.

Por, nëse gjatë këtij afati e kanë pasë të pamundur të duken te këto sportele për shkaqe shëndetësore ose tjera atëherë këtë mund ta bëjnë muajin e ardhshëm dhe të paguhen për dy muajt.

Shpërndaje në: