49 vjeçari antiCOVID vret punëtorin 20 vjeçar të Pompës pasi nuk i shërbeu pa maskë

49 vjeçari antiCOVID vret punëtorin 20 vjeçar të Pompës pasi nuk i shërbeu pa maskë

Politikanët në Gjermani kanë shprehur shqetësim në lidhje me radikalizimin e atyre që po kundërshtojnë masat e pandemisë, pasi një 49 vjeçar gjerman u arrestua nën dyshimin se e kishte qëlluar për vdekje një punëtor të pompës së benzinës që kishte refuzuar t’i jepte birra pa vënë maskë.

Autoritetet në qytetin perëndimor të Trierit thanë që i dyshuari iu kishte thënë oficerëve se ai kishte vepruar “me tërbim” pasi një arkatar 20 vjeçar në një pompë derivatesh i kërkoi ta vinte maskën e pandemisë.

“Ai më tej shtoi pas interrogimit se kishte refuzuar masat kundër koronavirusit,” tha policia, raporton Guardian, përcjell Periskopi.

Sipas prokurorit shtetëror, burri në fjalë tha se ndihej “i shtyrë për muri” dhe se e mbante viktimën “përgjegjës për situatën në përgjithësi”.

Pasi arkatari dy herë e lajmëroi 49 vjeçarin se maska ishte e obligueshme brenda pompës, ai ishte larguar pas një shkëmbimi fjalësh.

Por, ishte kthyer dy orë më pas me maskën të vendosur me një revole.

Pasi e kishte vrarë, më pas kishte ikur por e kishte dorëzuar veten në stacionin policor qysh në mëngjes. /Periskopi

Shpërndaje në: