5 arsye pse të punuarit nga shtrati ka më shumë rreziqe sesa të mira

Periskopi.com Zoya

Në kushtet e pandemisë dhe distancës sociale, të punuarit nga shtëpia u pa si një zgjidhje afatshkurtër, ndonëse ka potencialin që të jetë një praktikë afatgjate për shumë industri. Sidoqoftë, duket se puna në shtëpi – saktësisht në shtrat – ka rreziqe.

Thënë kjo, nëse nuk krijoni një hapësirë më vete në shtëpi, por i kaloni ditët duke qëndruar në shtrat me laptop, ka gjasa që të përballeni me disa probleme.

Së pari, krijoni çrregullime te modelet e gjumit. “Kur punoni atje ku flini, mendja fillon edhe e lidh atë hapësirë me aktivitetin dhe jo me pushimit,” tha për Bright Side ekspertja e gjumit dhe profesoreshë e neurologjisë, Rachel Salas.

Përdorimi i pajisjeve elektronike nga shtrati gjithashtu mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Ekspozimi ndaj dritës blu gjatë natës ndalon sekretimin e melatoninës, e njohur ndryshe si hormoni i gjumit që ndikon në orën natyrale të trupit tonë.

5 arsye pse të punuarit nga shtrati ka më shumë rreziqe sesa

Së dyti, ndikon te produktiviteti. Një studim vuri në dukje se 72% e të anketuarve amerikanë pranuan të punonin nga shtrati dhe këta njerëz kishin më shumë të ngjarë të përjetonin probleme me gjumin për shkak të ankthit dhe stresit. Pikërisht kjo cilësi e keqe e gjumit mund të rrezikojë energjinë dhe produktivitetin, sidomos nëse dhoma ka dritë të zbehtë.

5 arsye pse të punuarit nga shtrati ka më shumë rreziqe sesa

Së treti, puna nga shtrati ju prish mënyrën si qëndroni. Shtrirja e dyshekut dhe sipërfaqja e butë inkurajojnë një pozicion të prerë ose të shtrirë. Me kalimin e kohës, kjo sjellje e qëndrueshme do të shkaktojë dhimbje trupi, posaçërisht në qafë dhe shpinë.

5 arsye pse të punuarit nga shtrati ka më shumë rreziqe sesa

Së katërti, po bakteret? Kur lëkura bie në kontakt me çarçafët, fërkimi mund të largojë shtresën e jashtme të qelizave të lëkurës. “Këto qeliza të lëkurës mbajnë vaj, djersë dhe pështymë dhe ato shërbejnë si terren ideal për shumimin e baktereve dhe marimangave të pluhurit,” tha për Bright Side dermatologu Alok Vij.

Së pesti, mund të ndikojë në marrëdhënien tuaj me partnerin/en. Të punuarit nga shtrati teksa ai/ajo gjendet aty me ju mund të bëjë që partner/ja të ndihet i/e injoruar.

Shpërndaje në: