Regjisori Kushtrim Mehmeti ironizon ndaj punësimeve partiake e familjare

Regjisori Kushtrim Mehmeti ironizon ndaj punësimeve partiake e familjare

Kohët e fundit në media është raportuar për punësime partiake e familjare kryesisht në Telekom, shkruan Periskopi.

Vetëm ditët e fundit u raportua se në Telekom janë të punësuar djali i Muharrem Nitajt, vjehërri dhe bashkëshortja e Mërgim Lushtakut, burri i Donika Kadaj-Bujupit, djali i Teuta Haxhiut, reja e Pal Lekajt, ish-bashkëshortja e Argjend Zejnajt, motra e Bekë Berishës dhe katër fëmijët e Osman Ejupit të Nismës.

Reagimet e njerëzve kanë qenë të shumta e të ndryshme, mirëpo, regjisori Kushtrim Mehmeti ka zgjedhur të reagojë në një mënyrë më kreative, duke përdorur ironi.

Ai ka postuar një CV të improvizuar, në të cilin për një pozitë pune në Telekom, ndër të tjerash, eksperiencat e punës përshkruhen si “simpatizant i PDK-së, NISMA-s dhe AAK-së”, që në fakt janë koalicion qeverisës në pushtet, kurse vetë pozita e punës, si “vjehërr”.

Mehmeti është i njohur për reagimet e tij ironizuese ndaj veprimeve që cenojnë interesin apo shkelin të drejtat e shoqërisë civile.

Më poshtë gjeni reagimin e tij të fundit, lidhur me punësimet partiake në Telekom./Periskopi/

Shpërndaje në: