7+: Dortmund fiton ndaj Leverkusen në një spektakël golash

7+: Dortmund fiton ndaj Leverkusen në një spektakël golash

Ndeshja mes Bayer Leverkusen dhe Borussia Dortmund me shumë gjasë mund të jetë ndeshja më e mirë e këtij vikendi.

Dortmund ka marrë tri pikë jashtëzakonisht të vështira në udhëtim ndaj Leverkusen, duke triumfuar 3:4, shkruan Periskopi.

Ndeshja në ‘BayArena’ zhbllokohej herët në minutën e 9’, me anë të Florian Wirtz. Dortmund reagonte me Erling Haaland në minutën e 37’ për të barazuar shifrat. Dy minuta më vonë gjenin edhe një gol, por  VAR-i ndali festën.

Në fundin e pjesës së parë, Patrick Schick i dha epërsinë e dytë ‘Aspirinave’. Dortmund reagoi përsëri me të filluar pjesa e parë e takimit, kësaj radhe me anë të Brandt.

Leverkusen riktheu përsëri epërsinë me Diaby, por përsëri nuk arritën ta ruajnë atë epërsi.

Ishin Raphaël Guerreiro e Erling Haaland që në minutat 71’ dhe 75’ shënuan dy gola të shpejtë për të përmbysur Leverkusenin dhe për të siguruar tri pikë për skuadrën.

Dortmund tani shkon në nëntë pikë të fituara në katër ndeshje, kurse Leverkusen mbetet me shtatë pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: