750 mijë euro për një softuer: Kontratat e dyshimta të ‘Prishtina Parking’ për kompaninë që dyshohet se fryu çmimin

750 mijë euro për një softuer: Kontratat e dyshimta të ‘Prishtina Parking’ për kompaninë që dyshohet se fryu çmimin

Kompania Publike e Komunës së Prishtinës “Prishtina Parking” ka nënshkruar dy kontrata të dyshimta më një kompani që është futur rishtazi në treg. Vlera e tyre mund të shkojë në 1 milion euro. Çmimi i kontratave mund të jetë më i fryrë se sa çmimet reale në treg. Të dyja këto, janë  kontrata  të lidhura duke përjashtuar konkurencën, apo siç njihet ndryshe me Ligjin  e Prokurimit Publik më “procedurë të negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë”, shkruan Periskopi.

“Shërbime të menaxhimit të parkingjeve për NPL Prishtina Parking sh.a”.

Kështu quhet kontrata të cilën kjo kompani publike e ka lidhur para pak ditësh më kompaninë “INT Class Marketing” SH.P.K.

Bëhet fjalë për instalimin e një softueri për menaxhimin e parkingjeve. Kësaj kontrate i paraprinë një tjetër e ngjashme, e lidhur më kompaninë në fjalë para pak muajve e cila po ashtu është lidhur me procedurë të njëanshmetë negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

Kontrata e fundit është kornizë më një afat prej 36 muajve dhe peshon 750 mijë euro, ose 250 mijë euro për një vit.

Rëndom aktivitet e prokurimit të institucioneve publike realizohen më procedurë të hapur, çka do të thotë se bëhet “njoftimi për kontratë” dhe kompanitë që kryejnë aso lloje të punëve, furnizimeve, apo shërbimeve i hyjnë garës në kushtet e barabarta.

Prokurimi i kompanisë “Prishtina Parking” nuk ka lejuar konkurrencë në këtë projekt, por ka përdorur procedurën e prokurimit “Procedurë e negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë”. Kjo nënkupton se negociatat i ka bërë drejtë për drejtë vetëm më kompaninë “INT Class Marekting”, duke përjashtuar konkurencën.

Lidhur më atë se pse nuk është realizuar kontrata me ofertë të hapur, por është ftuar vetëm një kompani e panjohur në tregun e softuerëve në Kosovë, Periskopi ka drejtuar pyetje edhe në “Prishtina Parking”.

Ata kanë thënë se: “N.P.L “Prishtina Parking”  ka iniciuar këtë procedurë duke u bazuar në ligjin e Prokurimit Publik të Republikës së Kosovës në Nenin 35.2.1 (ii).

Kjo për shkak se Autoriteti Kontraktues ishte në marrëdhënie kontraktuale me Operatorin Ekonomik INT CLASS MARKETING i cili ka pasur kontratë për shërbime lidhur me sistemin softuerik për N.P.L. “Prishtina Parking” SH.A.

Duke marrë parasysh që kontrata e rregullt është përmbushur dhe duke marrë për bazë që licensa softuerike është instaluar nga ky Operator Ekonomik, atëherë Autoriteti Kontraktues duhet të përdor procedurën me negocim për marrjen e shërbimeve ekskluzive që ofron ky Operator Ekonomik. Sipas ligjit, kemi njoftuar KRPP për këtë procedurë të tenderit”.

Megjithëkëtë, janë dhjetëra kompani në tregun kosovarë që kanë mundur të ofrojnë shërbimin të njëjtë, ndonëse kompania në fjalë thotë se ka  instaluar softuerët.

Sipas Ligjit të Prokurimit Publik, Autoriteti kontraktues mund të vazhdoje më kontratë të negociuar, vetëm nëse janë paraqitur punë shtesë në të njëjtin aktivitet të prokurimit, për ndryshe nuk është i obliguar. Këtu kemi të bëjmë më kontratë të re. Megjithëkëtë, ligji e lejon që të përdorët “procedurë e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë”, edhe në aktivitete e reja prokuruese.

Periskopi ka dërguar pyetje në Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik për të mësuar nëse ky aktivitet i prokurimit është monitoruar nga ky institucion, dhe nëse ka qenë në harmoni me Ligjin e Prokurimit Publik, konkretisht me nenin i cili lejona nënshkrimin e kontratave të negociuara.

KRPP-ja ka kthyer përgjigje, duke e cituar komplet ligjin kur një institucion mund të lidhë kontratë të negociuar, por nuk ka treguar, nëse prokurimi i “Prishtina Parking”, ka ofruar faktet e nevojshme mbi këto nenën që të procedojë një aktivitet të tillë prokurues.

Pergjigja e KRPP:

Kompanitë në Kosovë alarmojnë për çmim të fryrë

Por, megjithëkëtë çmimet po konsiderohet se janë shumë të fryra, ani pse nuk dihet decitivisht se si është bërë kalkulimi deri te ky çmim. Njëra prej kompanive më të mëdha softuerike në Kosovë është PBC.

Gazmend Selmani, themelues dhe menaxher në këtë kompani mendon se çmimi i kontratës i dhënë nga “Prishtina Parking” është shumë i fryrë.

“750,000 euro për një aplikacion qe ne rastin me ekstrem kushton 75,000 euro. Për me arritë këtë vjedhje Parkingu Prishtina paska zgjedhë procedurë te negociuar, pa publikim. Pra, fshehurazi e kane thirre nje kompani qe nuk ka përvojë dhe qe është themeluar para rreth 18 muajve”, ka shkruar ai.

Periskopi ka drejtuar pyetje edhe tek disa kompani që merren më softuer në Kosovë. Ata kanë thënë se nuk janë në dijeni për këtë projekt, pasi nuk janë ftuar në ofertim.

Periskopi ka dërguar në adresë të tyre edhe dosjen e tenderit për të parë, nëse ata do të kishin ofertuar më një çmim tjetër, por sipas tyre specifikat teknike të vendosura aty, nuk kanë qenë të mjaftueshme nga ku do të mund të bënin një ofertë të menjëhershme.

“Për te ditur koston duhet ditur dhe kërkesat e sakta”, tha njëra prej kompanive në një përgjigje më shkrim për Periskopin.

Edhe tek dokumenti “Lista e çmimeve” i ngarkuar tek ky prokurim në KRPP, mungojnë artikujt (pozicionet) e ofertës.

Të dhënat e kapitullit “paramasa dhe parallogaria” se bashku me çmimet nuk janë paraqitur as në kontratën e publikuar, siç ndodhë rëndom.

Specifikat e vetme teknike që i ka vendosur kompania janë këto në dosjet e tenderit, të cilat për aq sa janë shënuar aty, tregojnë për natyrën e punës që do të bëjë kompania:

Tenderi mund të shkojë afro 1 milionë euro

Derisa vlera totale e kontratës është 750 mijë euro për tri vite, kontrata mund të rritet deri në 975 mijë euro. Kjo për faktin se Autoriteti kontraktues- “Prishtina Parking” e ka lenë një nen ku devijimi i kontratës mund të jetë + – 30 për qind, nga vlera e përgjithshmen e kontratës. Ndërkohë, dihet kur të aplikohet ky standardë, kompanitë nuk shkojnë asnjëherë në minues të vlerës indikativë të kontratës, por e rrisin atë.

Kontrata e dytë e negociuar më kompaninë e njëjtë

Siç ka deklaruare edhe vetë “Prishtina Parking” në përgjigjën e saj, se kjo kontratë vjen pas kontratës së parë.

Periskopi ka gjetur se edhe ajo është realizuar më negocim pa publikim të njoftim për kontratë në mes kompanisë së lartpërmendur dhe Ndërmarrjes komunale.

Bëhet fjalë për kontratën të nënshkruar në tetor 2021.

Kontrata duket pak sa e dyshimtë, bazuar në deklaratën e vet “Prishtina Parking” dhe të specifikave të kontratës. “Prishtina Parking” ka thënë se kontrata e re është nënshkruar pas së vjetrës.

Siç ka gjetur Periskopi, edhe kjo ka pasur validitet për 36 muaj (3 vjet). “Kontrata hynë në fuqi datë 15.10. 2021 dhe përfundon më 14.10. 2024”, thuhet në nenin 3 të kontratës, e cila peshon 150 mijë euro. Por, e njëjta ka përfunduar pa kaluar një vit.

Edhe kjo kontratë, quhet si kjo e fundit “Shërbime të menaxhimit të parkingjeve për NPL “Prishtina Parking” dhe dallon prej kontratës së dytë për kahe specifikat teknike

Tek inicimi i këtij aktiviteti të prokurimi, në garë është ftuar edhe një kompani tjetër, dhe kjo është bërë vetëm sa për të thënë se ka pasur pak konkurrencë. Pra, autoriteti kontraktues ka përdorur edhe këtu procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, por ofertën ia ka dërguar dy kompanive që kanë qenë thuajse fantome në treg, dhe jo atyre që veprojnë tash e sa vite, dhe që janë të specializuara për këtë punë. Oferta i ishte dërguar (kompanisë fituese) INT Class Marketing SH.P.K., e cila është hapur vetëm pak muaj pasi ka lidhur kontratë, ose fiks më datë 16 dhjetor 2020, dhe po ashtu i ishte dërguar kompanisë tutër “3klika” L.L.C. Edhe kjo kompani, sipas ARBK-së është hapur më datë 7 Maj 2020. Pra, “Prishtina Parking” ua ka dërguar ofertat vetëm këtyre dy kompanive, dhe në fund, sipas Autoritetit kontraktues ka fituar oferta më e lirë dhe e që i ka përmbushur specifikat e dosjes së tenderit. Dyshimet se kjo është bërë sa për “sy e faqe” e tregon edhe fakti se “Prishtina Paring” ka listuar një varg kërkesash tek refuzimi i ofertës së kompanisë “3klika” L.L.C. Se kompania nuk e ka përvojën e duhur, se nuk ka përmbushur kërkesat ekonomike e financiare, etj etj, janë arsyet e eliminimit. Pra, Ndërmarrja komunale e dinte se ofertën po ia dërgonte një kompanie pa asnjë përvojë dhe në fund ia numëron kërkesat që nuk i plotësonte.

 

Për më keq, Periskopi ka gjetur se kjo kompani as që është tatimpagues në ATK.

Të paktën kështu tregojnë të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës.

Këtë fare lehtë ka mundur ta vërtetojë edhe autoriteti kontraktues më një kërkim në faqen e ATK-se. Dihet se një autoritet kontraktues nuk mund të lidhë kontratë më një kompani që ka edhe një centë borxhe lërë më një që nuk figuron si tatimpagues fare.

“Prishtina Parking” ka filluar punën para afro tri viteve, dhe merret me menaxhimin e parkingjeve në komunën e Prishtinës. Kjo Ndërmarrje komunal është nën ombrellën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës më 100 për qind të aksioneve. /Mentor Buzhala -Periskopi/

Shpërndaje në: