Haaland iu përgjigjet pyetjeve për jetën e tij seksuale, tregoi kush e zë shtratin e tij
Ylli i Borussia Dortmundit, Haaland u pyet për jetën seksuale në një intervistë, mbrëmë pas ndeshjes, transmeton Periskopi.
Gazetari e pyeti se a do të flinte vetëm sonte.
“A do të flesh i vetmuar sonte?”
“Erm … po”, u përgjigj Haaland.
Intervistuesi më pas vazhdoi duke pyetur: “Ju nuk po merrni një të dashur në shtëpi tani, nuk keni shënuar hat-trick”.
Kujtomë se, Haaland në nëntor të vitit 2019 tha se ai fle së bashku me topat e tij të ndeshjes me hat-trick dhe i përshkroi ato si ‘të dashurat’ e tij.
Ai tha: “Unë fle me pesë topa për secilin het-trik që kam shënuar. Shtrihem në shtrat dhe ndihem mirë me ta.
“Unë i shikoj çdo ditë. Ato janë të dashurat e mia ”.
Kujtojmë se, Haaland është bashkuar me Borussia Dortmundin në dhjetor të vitit 2019. /Periskopi



