Roberto Mancini pozitiv me Covid-19
Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini ka rezultuar pozitiv në analizat e Covid-19.
Mancini nuk ka simptoma dhe ka nisur izolimin në shtëpi.
Italia këtë muaj do zhvillojë tri ndeshje dhe një miqësore, derisa mbetet të shihet nëse Mancini do shërohet nga Covid-19.
Ndeshja e parë për Italinë është miqësorja me Estoninë, pastaj përballet me Poloninë dhe udhëton të Bosnja e Hercegovinës./



