Belgjika me akuza të rënda për Real Madridin

Belgjika me akuza të rënda për Real Madridin

Real Madrid njoftoi dje se ka dy raste pozitive me koronavirus, përkatësisht Eden Hazard dhe Casimiro, të cilët u dërguan menjëherë në izolim.

Sidoqoftë, ka dyshime nga Belgjika në lidhje me rezultatet e testeve Covid-19 në klubin “mbretëror”.

Grumbullimet për ekipet kombëtare fillojnë nesër sepse luhen finalet e Ligës së Kombeve, dhe ka një dyshim nga Belgjika se testet nuk janë të sakta, dmth rezultatet u “vendosën” nga Real Madrid sepse nuk dëshiron ta lëshojë Hazardin të shkojë.

Hazard kohët e fundit u kthye në fushë pas dëmtimit, kështu që me siguri Reali nuk dëshironte të rrezikonte që ai të lëndohej përsëri, kështu që belgët i kërkuan dokumentacionin e plotë për të zbuluar nëse lojtari i tyre i kombëtares është vërtet pozitiv për koronavirus.

Shpërndaje në: