Aston Villa me fitore të thellë, mposht Arsenalin e Xhakës e Mustafit

Aston Villa me fitore të thellë, mposht Arsenalin e Xhakës e Mustafit

Aston Villa ka regjistruar fitore prej 3-0 përballë Arsenalit në stadiumin Emirates, në ndeshjen e xhiros së tetë në Ligën Premier.

Rezultati u zhbllokua me një autogol të Bukayo Saka, i cili gaboi në minutën e 25-të të takimit dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Më gjysmën e dytë, mysafirët shënuan edhe dy gola të tjerë. I asistuar nga Ross Barkley, Ollie Watkins e dyfishoi epërsinë (72’

I njëjti futbollist e realizoi edhe golin e tretë për vizitorët (75’). Watkins në golin e dytë personal u asistua nga Jack Grealish.

 

Shpërndaje në: