“Dardani i Javës”: Valon Berisha po shkëlqen në Francë, më i mirë se çdo kosovar tjetër

“Dardani i Javës”: Valon Berisha po shkëlqen në Francë, më i mirë se çdo kosovar tjetër

Derisa kriza e lojtarëve të kombëtares së Kosovës po vazhdon, është një yll që po shndërrit duke dhënë shpresë se situata do të përmirësohet. 

Vedat Muriqi i Lazios e nisi ndeshjen në derbin kundër Juventusit, por sërish zhgënjeu dhe nuk la gjurmë. Për më keq, shtatlarti prizrenas u zëvendësua dhe ishte pikërisht zëvendësuesi i tij, Felipe Caiçedo ai që arriti të shënonte gol.

Amir Rrahmani në anën tjetër vazhdon të jetë jashtë ekipit të Napolit. Kapiteni ynë madje nuk ka luajtur asnjë minutë të vetëm për ekipin e Gattusos ani që vitin e kaluar nuk mungoi në asnjë minutë te Hellas Verona, shkruan Periskopi.

Milot Rashica e nisi ndeshjen e parë këtë sezon nga fillimi, por sërish nuk bëri shumë dhe u zëvendësua.

Sidoqoftë, dritën në fund të tunellit e dha Valon Berisha. Qendërmesfushori ynë vazhdon të jetë i rregullt në Francë për ekipin e Reims, dhe në ndeshjen e fundit që u krye 4-4 ia doli të bënte një asistim. /Periskopi 

Shpërndaje në: