Maradona në spital në gjendje të mirë, ja si i përcolli ai ndeshjet e ekipit të tij
Mjeku i legjendës argjentinase, Maradonës ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë fansat e argjentinasit, ai ka treguar se gjendja e tij është duke u përmirësuar që nga nderhyrja kirurgjike që kishte pasur në tru, transmeton Periskopi.
Mjeku, Leopoldo Laque gjithashtu ka treguar se Maradona është duke qëndruar në një klinikë në Buenos Aires.
“Diego është më mirë, shumë më mirë. Ai po përmirësohet çdo ditë. Shërimi i tij është i mrekullueshëm, ai është shumë i kthjellët”, citohet të ketë thënë Luque.
Vlenë të theksohet se Maradona ka ndjekur ndeshjet e ekipit të tij në spital përmes ekranit dhe se skuadra e tij për momentin është nën drejtimin e zëvendësuesit të tij, Sebastian Mendez. /Periskopi



