Lajmi i mirë për Portugalinë, Cristiano Ronaldo do të luaj ndaj Kroacisë e Francës
Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo në ndeshjen e fundit më ‘Zonjën e Vjetër’ sikur shtangu të gjithë Portugalinë, kjo pasi mendohej se për shkak të lëndimit nuk do të mund të ishte pjesë e ndeshjeve të Kombëtares portugeze, transmeton Periskopi.
Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo pësoi një dëmtim me 15 minuta para barazimit 1-1 kundër Aquile.
Vlenë të theksohet se, Ronaldo ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshje të Ligës këtë sezon, tre prej tyre vijnë pas kthimit të tij nga koronavirusi në nëntor.
35-vjeçari pritet të jetë në dispozicion për tre ndeshjet e kombëtares portugeze këtë muaj, miqësoren kundër Andorrës dhe dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Francës dhe Kroacisë. /Periskopi



