Trajneri I Lazios flet për herë të parë për Muriqin: ADN-ja e Lazios…
Blerja e Muriqit dhe shuma me të cilën ai ka kaluar te klubi Italian, Lazio, ka shkaktuar shumë debate e kritika, shkruan Periskopi.
Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili ishte titullar me ish- klubin, Fenerbahce, nuk po e gjenë minutazhën tek lacialët.
Megjithatë, me gjithë minutat e paktë që po ka në fushë dhe paraqitjet jo të mira me skudrën italiane, Muriqi është përkrahur nga trajneri i Lazios.
“Vedat Muriqi do të mësohet me ekipin çdo ditë e më shumë. ADN-ja e Lazios është ndryshe dhe duhet kohë për të mësuar”.
Mes tjerash, Inzaghi u shpreh i lumtur me kontributin e futbollistit kosovar.
“Unë jam i lumtur me kontributin e tij. Do të jetë edhe më mirë”, deklaroi Inzaghi.



