Kololli pjesë e formacionit më të mirë të javës në Zvicër

Kololli pjesë e formacionit më të mirë të javës në Zvicër

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli po kalon në formën më të mirë te skuadra e Zurich, shkruan Periskopi.

Të shtunën e kaluar mesfushori kosovar shënoi gol në fitoren 2:0 ndaj Luzernit.

Pas paraqitjes pozitive, Kololli është zgjedhur në 11-shen më të mirë të javës në Zvicër.

Gjatë këtij edicioni 28 vjeçari është paraqitur në 5 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.

Kololli nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve me Kosovën kundër Sllovenisë dhe Moldavisë, kjo pasi ai ishte ndëshkuar me karton të kuq pas përfundimit të ndeshjes ndaj Greqisë në Athinë.

Shpërndaje në: