Granit Xhaka: Gjaku im është shqiptar, por unë jam zviceran
Futbollisti kosovar, Granit Xhaka në një intervistë për mediumin zviceran ka folur për të kaluarën e tij dhe ndër tjerash ka thënë se ka gjak shqiptari, megjithatë është zviceran, transmeton Periskopi.
“Pas luftës, gjithçka mori kohën e vet. Unë u lejova të shoh vendin e lindjes së prindërve të mi për herë të parë kur isha 12 vjeçar. Që nga ajo kohë, ne kemi vizituar familjen tonë çdo verë. Xhaxhallarët, kushërinjtë dhe hallat e mia jetojnë në Kosovë. Prej këtu vjen referenca ime, vendi i prindërve të mi, gjaku im. Askush nuk mund ta largojë atë nga unë”, tha Xhaka.
Kurse, i pyetur se çfarë ju thotë njerëzve kur pyetet se prej nga vjen, Xhaka tha se ju thotë se ka gjak të shqiptarit por është zviceran.
“Gjithmonë them se gjaku im është shqiptar, por unë jam zviceran. Vendi im i lindjes është Zvicra, dhe kjo do të jetë gjithmonë kështu. Ky është një fakt. Këtu kam lindur dhe këtu jam rritur”, tha Xhaka.



