Conor McGregor tregon transformimin sensacional tre-vjeçar të trupit, para rikthimit në UFC
Ikona e MMA, Conor McGregor ka transformuar fizikun e tij në mënyrë impresive, para rimeçit me Dustin Poirier në fillim të vitit të ardhshëm.
Irlandezi ka ndërruar shpesh kategorinë e pjesmarrjeve në UFC, teksa ka bërë një paraqitje edhe në kategorinë super të mesme në ringun e boksit kundër Floyd Mayëeather, transmeton Periskopi.
Dana ëhite e konfirmoi meçin me Poirier javën e kaluar: ”Lufta është punë e kryer. Kështu mendoj, po,” tha ai.
Sidoqoftë, ky version i McGregorit që do të ndeshet me Poirierin është gati i panjohur me atë origjinal të McGregorit në vitin 2015. Ai aktualisht ka edhe kokën e rruar, sa për ta nënvizuar pamjen e re.
Më poshtë, mund të shihni ‘Notorious’ nga disa vite më parë dhe tani. /Periskopi.com/





