Populli britanik voton Rashfordin dhe Kloppin si liderë më të mirë se Boris Johnsonin dhe Mbretëreshën

Populli britanik voton Rashfordin dhe Kloppin si liderë më të mirë se Boris Johnsonin dhe Mbretëreshën

Jurgen Klopp dhe Marcus Rashford janë dy modele të jashtëzakonshme për të rinjtë në mënyrat e tyre.

Nga një perspektivë puro sportive, është e vështirë të gjejmë ndonjë trajner më të mirë se Kloppi në botën e futbollit, derisa ekzekutoi në mënyrë perfekte planin pesë-vjeçar të transformimit të klubit, transmeton Periskopi.

Ndërkohë, Rashfordi ka qenë inspirues me paraqitjet e tij, derisa së fundmi realizoi hat-trick në Champions League pasi u inkuadrua nga banka rezervë kundër RB Leipzigut.

Megjithatë, veprimet e tij jashtë fushës ishin edhe më inspiruese, për shkak të punës së tij për të ushqyer fëmijët e uritur.

Kështu që, morali i stories është se Klopp dhe Rashford janë dy qenie njerëzore për t’u marrë shembull dhe simpatia që kanë për ta britanikët nënvizohet në sondazhin e fundit.

Sipas një studimi nga ‘The Times’, ku u renditën disa individë, sportistë e politikanë, njerëzit votuan se sa efektivë i konsiderojnë ata si liderë.

Klopp u rendit në vendin e katërt me një vlerësim prej 6.98 nga 10 maksimalja, derisa Rashford ishte vetëm një vend prapa, me një vlerësim 6.73, duke zënë vende më të larta se disa liderë të njohur botëror.

Në fakt, ata u renditën më lartë se Mbretëresha e Britanisë, Boris Johnson, Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Shikoni renditjen e plotë më poshtë. /Periskopi.com/

p1emnfhkenmk6atoqtq1h0273jd.jpg

Shpërndaje në: