Trajneri i Kombëtares së Turqisë flet për Vedat Muriqin
Trajneri i Kombëtares së Turqisë, Senol Gunes ka folur për futbollsitin kosovar, Vedat Muriqin.
Gunes ka vlerësuar lartë prizrenasin, duke thënë se është një futbollist mjaft i mirë,
“Futbollistët tanë jashtë vendit janë të suksesshëm, por nuk ka nevojë për ekzagjerim. Më pëlqente shumë Vedati”, ka thënë Gunes.
Kujtojmë se, Turqia në ndeshjet e ardhshme do të përballet me Kroacinë dhe Rusinë.



